Dobračina 27 - Beograd
Obavešteni smo da postoje pokušaji lažnog predstavljanja…
…imenom SVETOG VID-a u različitim krajevima balkana…
…i ovim putem želimo da ukažemo na ovu zloupotrebu našeg imena.
Upozoravamo posetioce sajta da je adresa Specijalne bolnice SVETI VID
…isključivo Dobračina 27 u Beogradu i jedina lokacija na kojoj naši lekari rade…
…sve ostale informacije o gostovanjima naših lekara van Beograda su NETAČNE.
Youtube Youtube Twitter Google +

Ablacioni i retinës

Roli dhe pozita e kornesë mund të kuptohen lehtë nëse kornenë e krahasojmë me filmin në fotoaparat. Nëse filmi „i dëmtuar“, cilësia e filmit nuk do të jetë e mirë, pa e marrë parasysh faktin se sa është e përsosur optika e fotoaparatit (në kuptimin figurativ e përbërë nga kornea, dhoma e përparme, bebëza – si hapja e objektivit, thjerrëza dhe trupi qelqor).

Rrezja e dritës (sinjali) kalon përmes këtyre elementeve në rrugë të vet deri te receptorët në retinë. Retina është pjesë e „sistemit nervor“ të syrit dhe përbëhet nga rrjeti fantastik i qelizave nerovre – fotoreceptorëve të cilët i grumbullojnë informatat vizuale dhe i dërgojnë „në qendër të përpunimi“ në pjesën e prapakokës të trurit. Të gjitha këto segmente janë të rëndësishme për cilësi të mirë të imazhi dhe të dalluarit e saj.

Deri te ablacioni i retinës vjen kur pjesa neurale e retinës, e cila përbëhet nga fotoreceptorët, ndahet (?(odlubi) nga shtresa e vet – epitelit retinal të pigmentit dhe kur lëngu nga trupi qelqor fillon të grumbullohet nën retinë. Epiteli retinal i pigmentit ka rol të rëndësishëm metabolik dhe mbrojtës. Prandaj, në rast të ndarjes së retinës, fotoreceptorët vdesin, dhe kjo e shkakton humbjen e shikimi . Kjo është gjendje AKUTE dhe kërkon ndërhyrje kirurgjike URGJENTE.

Vështirësitë e pacientëve të cilat i paraprijnë ablacionit të retinës zakonisht janë dukuri të papritura, spontane „shkrepëtima“ ose „vetëtima“. Ato paraqiten për shkak se është shkaktuar tërheqja e fuqishme e trupit qelqor, ose për shkak të krijimit të një ose më shumë defekteve – pëlcitjes në retinë, të të ashtuquajturave „ruptura“ të cilat i paraprijnë ndarjes. Nëse pacienti i drejtohet oftalmologut, sapo që i vëren shenjat e para, rupturat si shkak i mundshëm i ablacionit të mundshëm të retinës mund të zbulohen dhe, si parandalim, mund të bëhet kornizimi me lazer.

Mirëpo, nëse retina tashmë është ndarë, kornizimi me lazer më nuk mund të ndihmojë. Kirurgjia është e vetmja mënyrë që retina të përsëritet të ngjitet me shtresë të vet dhe të ruhet mprehtësia pamore. Si shenjë e ablacionit të retinës pacienti mund të vërejë „perden“ ose „hijen“ më të madhe ose më të vogël në fushën pamore, zakonisht në pjesën e saj të poshtme, sepse ruptura e retinës zakonisht zhvillohet në pjesën e sipërme të retinës e cila projektohet në shëmbëllim të anasjelltë. Një numër i caktuar i pacientëve nuk u kushton vëmendje simptomeve të para dhe mendon se ato nuk do të vazhdojnë gjatë, sidomos kur parja e syrit tjetër krejtësisht është ruajtur.

Mirëpo, nëse ablacioni i retinës krijohet në syrin më të mirë, pacienti shumë shpejt i kupton ndryshimet dhe kërkon ndihmë. Ablacioni zakonisht përparon shpejt dhe nëse edhe njolla e verdhë do të përfshihet, pa operim sistemi i shikimit humbet dhe shndërrohet vetëm në dallimin e dritës. Makula (njolla e verdhë) është vendi më i ndjeshëm. Ajo jashtëzakonisht shpejt shkatërrohet funksionalisht dhe, edhe përkundër kësaj që është mjaft e vogël, vetëm 5 mm2, është mjaft e rëndësishme për funksionin pamor sepse e ka përqendrimin më të madh të fotoreceptorëve. Pra, kur njolla e verdhë ndahet, ushqimi i saj pushon dhe qelizat shuhen.

Mprehtësia e plotë pamore mund të ruhet vetëm nëse është bërë ndarja e njollës së verdhë. Nga ky shkak, sapo që paraqiten shenjat e para të sëmundjes („perdet“), duhet të bëhet NDËRHYRJA KIRURGJIKE URGJENTE, dhe këtë brenda afatit prej 24 orësh, nëse kjo është e mundur. Para operimit pacienti duhet të shtrihet në shpinë që të shtyhet ose parandalohet ndarja e njollës së verdhë. Nëse njolla e verdhë tashmë është ndarë, ndërhyrja mund të bëhet brenda afatit prej 3-7 ditësh. Mirëpo, nëse ndërhyrja shtyhet për një kohë, shkaktohen ndryshimet ireverzibile në retinë dhe, sidomos, në njollë të verdhë. Shërimi i funksionit të sistemit të shikimit nuk do të jetë i plotë nëse ndërhyrja kirurgjike shtyhet gjatë, pa e marrë parasysh suksesin teknik të operimit.

Sipas mekanizmave të krijimit të ablacionit të retinës, zakonisht ablacioni krijohet për shkak të pëlcitjes së retinës – rupturës, i ashtuquajturi ablacioni regmatogen i retinës. Deri te ruptura mund të vijë gjatë procesit të ndarjes së trupit qelqor, në rast të forcës mjaft të madhe adhezive midis retinës dhe trupit qelqor, për shkak të së cilës shkaktohet këputja e retinës në vend të verbërimit të dukshëm të trupit qelqor dhe retinës. Në këtë gjendje lëngu nga vrima qelqore mund të kalojë lehtë përmes të vrimës në retinë, të grumbullohet nën retinë dhe kështu të shkaktojë ndarjen e retinës neurale nga shtresa të cilën e përbën epiteli retinal i pigmentit – RPE.

Rreziku më i madh për këtë mund të pritet në disa raste: te njerëzit miopë, në proces normal të plakjes së trupit qelqor dhe me lëvizshmëri të shtuar të trupit qelqor, si rezultat i lëndimit të papritur të syrit, të çmprehur ose të perforuar/me vrima/, etj. Nga ana tjetër, te një numër i madh i syve me rupturë të retinës kurrë nuk zhvillohet ablacioni sepse, në mungesë të verbërimit të fuqishëm të trupit qelqor dhe retinës, forcat fiziologjike në cipë enore dhe në epitel të pigmentit arrijnë të mbajnë retinën në vend. Plasaritjet në retinë (vrimat, plaga e shqyer, dializat) në sy të tillë zbulohen rastësisht me rastin e kontrollit oftalmologjik sepse këta pacientë nuk kanë vështirësi tipike. Grupin tjetër të madh të ablacioneve të retinës e përbëjnë ablacionet e traksionit të shkaktuara me tërheqjen e retinës për shkak të pranisë së membranës në retinë, zakonisht në rastet e ablacionit afatgjatë, të paoperuara, ose për shkak të pranisë së membranës në enët e gjakut në trupin qelqor të bashkuara me retinë, psh., te diabeti i avancuar. Në grupin e tretë të ablacioneve hyjnë ablacionet me derdhjen e lëngut nën retinë si, për shembull, te tumori i syrit inflamacioni i cipës enore dhe te anomalitë e bashkëlindura.

SHËRIMI

Ablacioni i retinës shërohet vetëm përmes rrugës kirurgjike. Qëllimi i shërimit është që të mbyllet ruptura, duke e shkaktuar koret rreth vrimës midis retinës dhe enës cipore. Shërimi bëhet ose me kriopeksin (ngrirjen lokale në vendet e rupturave) ose me fotokoagulim me lazer. Për t’u arritur kjo, ruptura duhet të sillet afër cipës enore, qoftë nga ana e jashtme me mbërthim skleral, me sfungjer silikoni dhe nxjerrjen e lëngut të grumbulluar nën retinë, ose nga ana e brendshme me ndihmën e tamponadës me gaz. Para injektimit të gazit, mënjanohet trupi qelqor. Ky intervenim quhet VITREKTOMI dhe përdoret më shpesh sesa operimi klasik me mbërthim dhe nxjerrje sklerale. Në këtë mënyrë, me mënjanimin e trupit qelqor, mundësia e formimit të rupturave të reja dhe të ablacioneve të sërishme janë më pak, kurse gjatësia e syrit nuk ndryshon, gjë që nuk është rast te procedurat me mbërthim skleral. Vitrektomia përdoret si trajtim kryesor kirurgjik te ablacioni i retinës të krijuara për shkak të pranisë së membranave në retinë, te pacientët me diabet dhe te ablacionet afatgjata.

Gjatë operimit këto struktura mënjanohen plotësisht me çfarë mundësohet ngjitja e përhershme retinës. Në këto raste të ndërlikuara vaji i silikonit mund të përdoret në vend të tamponadës me gaz. Përparësia e tij në krahasim me gaz është shërimi i sistemit të shikimit gati menjëherë pas operimit. Prandaj, kjo gjithmonë përdoret kur është fjala për syrin e fundit, por kërkon ndërhyrje plotësuese, përkatësisht nxjerrjen e vajit të silikonit, rreth dy-tre muaj pas operimit të parë. Përdoret te sytë më të dëmtuar. Te ablacionet mjaft të ndërlikuara të retinës, siç është lëndimi ose ablacioni afatgjatë, madje edhe pas ndërhyrjes, brilante të mëparshme kirurgjike, pritet formimi i membranave të reja si proces normal i shërimit. Në raste të këtilla është i domosdoshëm një ose më shumë operime plotësuese.

PËRMBLEDHJA

Me rëndësi është të dallohen shenjat e zhvillimit të rupturës së retinës dhe të përdoret fotokoagulimi me lazer për t’u PARANDALUAR ablacioni. Nëse tashmë ablacioni është i pranishëm, humbja e përhershme mprehtësisë pamore duhet të parandalohet me ndërhyrje kirurgjike URGJENTE brenda afatit prej 24 orësh, në qendrat në të cilat një kirurgji e tillë bëhet, para se që ndahet edhe njolla e verdhë. Nëse kjo nuk bëhet, është e domosdoshme të parandalohet humbja e mëtejme progresive dhe zhvillimi i formave tjera, serioze të ablacionit me ndërhyrjen E HERSHME brenda afatit prej jo më shumë se 7 ditësh.

Sa më e gjatë që është periudha nga paraqitja e simptomeve të para deri te operacionet, rezultati funksional është më i dobët pa e marrë parasysh ringjitjen e plotë anatomike të retinës. Ablacioni i pashëruar e shkakton të verbëruarit definitiv brenda afatit prej një viti.

Në Spitalin special SVETI VID kultivohet kirurgjia bashkëkohore vitreoretinale me cilësi të lartë me ekip mjaft me përvojë të ekspertëve në këtë fushë. Këtu ka filluar, kirurgjia e re, bashkëkohore vitreoretinale, trajtimi plotësisht i ri, me prerje të vogël prej 1,3 dhe 1,2 mm, pa prerje, mjaft e ngjashme me prerjen e vogël në segmentin e përparmë të syrit te operimi i kataraktit. Bashkë me vizualizimin e përsosur gjatë operimit mund të arrihet deri te periferia e fundit të syrit, e kjo i siguron kushtet e përsosura për trajtim shumë të saktë dhe të brishtë kirurgjik i cili përfundon me ringjitjen e plotë të retinës dhe me shërimin e sistemit të shikimit.

Kirurgjia e makulës këtu është në nivel mjaft të lartë dhe i kushtohet vëmendje mjaft e madhe. Vetëm disa qendra në botë e kanë zhvilluar teknikën kështu të stërholluar për shërimin e problemit të makulës, sidomos plasaritjet në makulë dhe membrana në këtë pjesë (të rrudhave) që e tërheqin makulën dhe e ndryshojnë strukturën e saj duke e shkaktuar shikimin e shtrembëruar si pasojë. Me ndihmë të madhe në diagnostikë sot, natyrisht, është tomografia optike koherente (OCT) me mundësi që të shihet brendësia e vetë detajeve, gati histologjike, në strukturën e makulës dhe shtresës së fijeve të nervit të syve. Kufijtë e operabilitetit po lëvizin në drejtim të potencialit më të lartë, bashkë me saktësinë e teknikave kirurgjike dhe me spitalin jashtëzakonisht të pajisur në nivel më të lartë me aparatet e teknologjisë së fundit, të përparuar.

VIDEO PRILOZI
  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+