Dobračina 27 - Beograd
Dobračina 27 - Beograd
Upozoravamo javnost da postoje pokušaji zloupotrebe…
imena SVETOG VIDA lažnim predstavljanjem od strane drugih ustanova…
Adresa SVETOG VIDA je isključivo Dobračina 27 u Beogradu!

Çrregullimi i makulës

Degjenerimi makular

Spitali special Sveti Vid është klinikë unike në rajon me degë të specializuar për makulë e cila merret me problemet të ndryshme makulare: diagnostifikën, shërimin me terapi (PDV) dhe me shërim konvencional me lazer, shërim kirurgjik). Për t’u kuptuar funksioni i kësaj pjese specifike të syrit të njeriut shpesh bëhet analogjia me fotoaparat. Drita kalon përmes strukturës së qartë, të tejdukshme të syrit (kornesë, thjerrëzës, trupit qelqor, të cilat paraqesin mediume optike të syrit); rrezja e dritës pastaj përthyhet me anë të mediumeve optike dhe bie e përqendrohet në pjesën e prapme të syrit – në retinë. Retina ndikon si filmi në fotoaparat, përthithet dhe e transformon dritën në implulse neurale të cilët udhëtojnë deri në tru ku truri i analizon dhe e krijon vetëdijen/perceptimin për objektin i cili vështrohet, gjë që e quajmë shëmbëllim të objektit.

Një pjesë e retinës e specializuar për të pamje qendrore dhe të dalluarit e hollësirave më të imëta është MAKULA ose njolla e verdhë. Ajo është e pasur me fotoreceptorë – qeliza të specializuara të cilat e marrin stimulusin vizual dhe e transferojnë në elementet nervore. Radhitja e dendur e receptorëve në makulë e siguron mprehtësinë pamore, e bën të mundur të dalluarit e hollësirave dhe dallimin e fytyrave të njerëzve, të lexuarit, të shkruarit, dallimin e ngjyrave…

DEGJENERIMI I MAKULËS (DM)

Degjenerimi i makulës paraqet një nga problemet vendimtare oftalmologjike të kohës bashkëkohore. Paraqitet në disa forma, kurse forma më e shpeshtë ka të bëjë me popullatën e njerëzve të moshuar dhe quhet degjenerim senil makular (ARMD). Format më të rralla shihen te sëmundjet e bashkëlindura degjenerative progresive/degjenerimi juvenil makular/ ose te miopia degjenerative e nivelit të lartë. Makula shkatërrohet edhe me rastin e disa sëmundjeve sistemore ose infektive.

FAKTORËT E RREZIKUT PËR MD

Rreziku i krijimit të degjenerimit senil makular (ARMD) shtohet sa më shumë që kalojnë vitet. Në mesin e popullsisë prej 65 deri 75 vjet ky rrezik është 10-20 përqind. Në moshën e pleqërisë prej 75 deri 85 vjet rreziku është 35 përqind.

Predispozicioni gjenetik, pa asnjë dyshimi, është faktor i rrezikut. Te fëmijët e pacientëve për ARMD ekziston rreziku më i madh nga zhvillimi i hershëm i kësaj sëmundjeje.

Personat me fytyrë lëkurëbardhë dhe ata që i nënshtrohen dritës në mënyrë ekstreme, sidomos pjesës së kaltërt të spektrit të dritës, bëjnë pjesë në grupin e rrezikshëm. Për këtë arsye këshillohet bartja e syzeve për diell me filtër mbrojtës, sidomos në oqean ose në borë. Faktorët tjerë të rrezikut janë ata faktorë të rrezikut të cilët e nxisin edhe zhvillimin e aterosklerozës: pirja e duhanit, niveli i shtuar i lipidit në gjak, mungesa e vitaminave siç janë vitaminat C,E,A.

Tensioni i shtuar i gjakut dhe çrregullimet kardiovaskulare mund të përshpejtojnë zhvillimin e ndryshimeve. Te duhanpirësit anëtarët e afërt të të cilëve e kanë degjenerimin e makulës rreziku që të sëmuren është dy herë më i madh se sa te ata që nuk pinë duhan.

SIMPTOMET

Dëmtimi i makulës do të shkaktojë çrregullimet e pamjes qendrore pa mundësi të korrigjimit të këtij çrregullimi me thjerrëza korrigjuese siç janë syzet, por duke e ruajtur pamjen periferike kështu që pacienti nuk bëhet plotësisht i verbër, por i mbetet i ruajtur vetëm pamja periferike. Secili pacient duhet të kërkojë ndihmë të oftalmologut sapo që paraqiten simptomet siç janë ndjeshmëria e zvogëluar e kontrastit, mprehtësia pamore e zvogëluar, të shtrembëruarit e shëmbëllimeve vizuale, paraqitja e vrajës në fushën pamore qendrore /skotoma qendrore.

Edhe pse i përfshin të dy sytë, kjo sëmundje nuk do të ndikojë njësoj në të dy sytë, kështu që syri „më i mirë“ do të kompensojë zvogëlimin e sistemit të shikimit dhe pacienti nuk do të mund të vërejë ndryshimet fillestare të mprehtësisë pamore në stadet e para të sëmundjes.

Meqenëse te sëmundja MD nuk paraqitet dhembja fizike dhe meqenëse në stadet e para të sëmundjes shkaktohen vetëm ndryshimet diskrete të sistemit të shikimit, kjo sëmundje vështirë mund të vërehet në mënyrë binokulare dhe prandaj rekomandohen që të bëhen patjetër kontrollet e rregullta oftalmologjike, për çdo 6 muaj, ose verëtestimi në shtëpi/duke e mbuluar njërin sy dhe duke shikuar me syrin tjetër në rrjetin Amsler – skemë e letrës me katrorë e ideuar për testim të tillë./ Përceptimi i parregullsive ose turbullimit në qendër të rrjetit Amsler është alarm për të vizituar oftalmologun. Zhvillimi i mëtejmë i degjenerimit makular domethënë se mprehtësia pamore do të vazhdojë të bjerë derisa të humben aftësitë për lexim.

NDRYSHIMET NË NIVEL TË INDIT

Horoidea ose cipa enore është shtresë vaskulare e cila përmban indin lidhës të vendosur midis retinës dhe sklerës. Shtresa më e thellë e cipës enore është Membrana e Bruhovit ose membrana bazale e pigmentit retinal të epitelit.

FORMAT E DEGJENERIMIT MAKULAR

Të plakurit e nënkupton zvogëlimin e numrit të receptorëve dhe të qelizave nervore të retinës, kurse epiteli i pigmentit i cili gjendet nën retinë e ka funksionin që „të absorbojë“ dhe të shpërbëjë pjesët e qelizave të shuara. Në fund kjo aftësi shterrohet dhe shkaktohet fundërrimi i depozitës /druza/ që e vështirësojnë këmbimin e materieve të ushqyeshme midis cipës enore dhe retinës/Forma e thatë e degjenerimit makular/.

Ndarja dhe shkatërrimi i shtresës së pigmentit paraqet hyrje në formë të ndërlikuar të degjenerimit makular /formë atrofike/ e cila rezulton me shkatërrimin e sistemit të shikimit.

Trupi do të përpiqet „të korrigjojë“ këtë defekt duke krijuar enë të reja të gjakut /neovaskularizimi horoid ose CNV/ dhe me këtë edhe më tepër prishet baraspeshimi i indit. Këto janë karakteristika të formës së „lagësht“ të degjenerimit makular. Deri te shkatërrimi i indit vihet në mënyrë fulminante dhe përfundon me vrajë bashkë me mungesën e indit funksional.

Forma e thatë e degjenerimit makular është më e shpeshtë se forma e lagësht /90 përqind e pacientëve me MD vuan nga forma e thatë/. Gjithnjë ekziston mundësia që forma e thatë të shndërrohet në formë të lagësht të degjenerimit të cilën e karakterizon humbja fudroajante e sistemit të shikimit dhe prandaj është mjaft me rëndësi të edukohet pacienti që të mundet vetë të verifikojë funksionin e sistemit të shikimit që të zbulohen me kohë simptomet dhe që të fillojë shërimi.

CNV paraqitet te 5-10 përqind e popullsisë me miopi degjenerative. Për shkak të rritjes së kokërdhokut shtimi i gjatësisë së boshtit do të rezultojë me hollimin e perikarpit të kokërdhokut dhe me formimin e „stafilomit“ domethënë të potruzioneve abnormale të indeve uveale përmes pikës së dobët të kokërdhokut. Ky është predispozicion për CNV dhe për mundësinë e krijimit të vrimave dhe të rupturave në shtresën e poshtme të retinës nën epitelin e pigmentit.

Përmes këtyre plasaritjeve, enët e reja të gjakut të cilësisë së dobët, të krijuara përmes CNV, do të depërtojnë dhe do të shkatërrojnë aparatin e pigmentit dhe neuro-sensor të retinës duke shkaktuar shkatërrimin e pamjes qendrore të pakompensueshme dhe të pakthyeshme.

Gjithnjë deri te paraqitja e terapisë fotodinamike – PDT, nuk ka ekzistuar mundësia e shërimit efikas CNV te gjendjet e tilla në sy.

Përceptimi i problemit dhe aplikimi i hershëm i terapisë do të zvogëlojë rrezikun nga humbja e pakthyeshme fudroajante e pamjes qendrore.

DIAGNOSTIKA

Rregulla e artë në diagnostikë është angiografia fluoreshente. Me incizimin e fundit të syrit pas injektimit intravenoz të kontrastit /fluoresceina/ do të cilësohet „qarkullimi i gjakut“ i fundit të syrit dhe do të detektohen zonat e defekteve me lëshimin e ngjyrës së fluoresceinës përmes murit të enës së gjakut. Në këtë mënyrë diferencohen dy nënforma të degjenerimit makular të lagësht – okult dhe klasik, parashikimi i të cilave dallohet.

TERAPIA:

Nuk ekziston trajtim specifik për formë të thatë të degjenerimit makular. Pacientëve u këshillohet kjo: të përdorin vitamina, shtesat e ushqimit ginko, të mos pijnë duhan, të ruhen nga pjesa e kaltërt e spektrit ndriçues. Mjetet ndihmëse siç është thjerrëza zmadhuese ose teleskopi mund të jenë ndihmesë. Trajnimi për punë me sisteme të telemonitorit, celulare dhe fikse, bëhen në qendër për ambliopi në spitalin SVETI VID.

Implantet kirurgjike të mikro-skopit mund të ndihmojnë te zmadhimi i shtresave rreth 3-6 herë më shumë se sa syzet, por gjithnjë duhet pasur parasysh se këto janë vetëm mjete të përkohshme ndihmëse dhe që procesi i sëmundjes ruhet në stadin aktual. Me zvogëlimin progresiv, të mprehtësisë pamore teleskopi e humb fuqinë dhe mprehtësinë, dhe me këtë edhe efikasitetin.

Terapia për formë të lagësht të degjenerimit makular/terapia fotodinamike PDV

Për këtë tip të degjenerimit makular ekziston terapia me emërim PDT – terapia fotodinamike. Qëllimi i kësaj terapie është që të ndalen ndryshimet e diagnostifikuara dhe të parandalohen tendesat e mëtejme destruktive, dhe , në këtë mënyrë, RUHET gjendja e mprehtësisë pamore. Kjo është mënyrë e shërimit subfoveal dhe jukstafoveal CNV, kryesisht i tipit klasik CNV. Qëllimi është që të shkatërrohen enët e sapokrijuara të gjakut me ndihmën e tipit specifik të lazerit jotermal dhe substancës fotosensitive – verteporfinës. Ky lloj i terapisë në shtet bëhet VETËM NË SPITALIN SVETI VID, ku problemit të degjenerimit makular i kushtohet vëmendje e veçantë.

FOTOKOAGULIMI ME LAZER – LFC

Fotokoagulimi klasik me lazer ka efekt vetëm në rastet e lokalizimit periferik, larg nga qendra e makulës. Kjo është joselektive në krahasim me indin ku aplikohet për t’u trajtuar zona patologjike e caktuar dhe kjo e përfshin pjesën funksionale të retinës gjë që e shkakton rënien e pjesërishme të mprehtësisë pamore.

KIRURGJIA E MAKULËS

Trajtimi kirurgjik i cili gjatë disa viteve të fundit ka marrë hovë është i ashtuquajturi „translokacioni“ i makulës, pranë së cilës, në fakt, tërë retina rrotullohet ashtu që makula „bie“ saktësishtë në pjesën e shëndoshë, të ruajtur të epitelit të pigmentit. Kjo është ndërhyrje mjaft e ndërlikuar kirurgjike dhe kërkon ndërhyrje plotësuese kirurgjike në muskujt e jashtëm të syrit.

VIDEO PRILOZI
  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+