Dobračina 27 - Beograd
Upozoravamo javnost da postoje pokušaji zloupotrebe…
imena SVETOG VIDA lažnim predstavljanjem od strane drugih ustanova…
Adresa SVETOG VIDA je isključivo Dobračina 27 u Beogradu!
Youtube Youtube Twitter Google +

Glaukoma

Duke folur në përgjithësi, glaukoma paraqet grupin e llojllojshëm të sëmundjeve të syve me dëmtim të indit të syve dhe humbjen e të parit. Nëse nuk shërohet vjen deri te verbërimi. Sëmundja është neuropatia optike MULTIFAKTORIALE me humbjen e fituar karakteristike të fijeve të nervit të syrit. Ka diapazon të gjerë të faktorëve të shprehur të rrezikut, në radhë të parë me presion të shtuar të syve.

Glaukoma zakonisht është sëmundje kronike, vepron fshehtazi, pa simptome të qarta dhe pacientët vështirë e dallojnë me kohë.

Në shtetin tonë, kjo sëmundje tinëzake, ende është duke lënë një numër alarmant të njerëzve të verbër me moshë të ndryshme të pleqërisë.

Në shtetin tonë, pacientët e këtillë shpesh mbeten pa ndihmë për shkak të frikës së madhe nga metodat e vjetra, agresive, të pasuksesshme kirurgjike të cilat kryesisht këtu janë të pranishme.

Është koha e fundit që diçka të ndërmerret! Oftalmologjia bashkëkohore e ka kuptuar dhe e ka demistifikuar këtë dukuri dhe ka ofruar qëndrime ZYRTARE për krijimin dhe shërimin e glaukomës, sëmundjes e cila shpie në errësirë – verbërim, nëse nuk vërehet me kohë. Në stadet më të hershme të sëmundjes shkaktohen ndryshimet në nivel të qelizave ganglike të retinës, para paraqitjes së simptomeve, dhe kjo mund të zgjasë një kohë para se që sëmundja vazhdon të zhvillohet në mënyrë progresive. Terapia fillon menjëherë, sapo që zbulohen këto ndryshime suptile. Zgjedhja e metodës adekuate kirurgjike ose kombinimet e metodave për secilin pacient veçmas është parakusht mjaft i rëndësishëm dhe momenti më delikat në luftën kundër kundër kësaj të keqeje.

Studimet e shtrenjta shumëvjeçare i kanë krijuar mundësitë që kjo sëmundje „të mbahet nën kontroll“, me barna të fuqishme në formë të pikave për sy. Mirëpo, befason pamundësia që të interpretohen në mënyrë korrekte vlerat „normale dhe të larta“ të presionit intraokular (PIO) si njërit prej faktorëve më të mëdhenj të rrezikut për glaukomë.

Për syrin i cili është dëmtuar në mënyrë evidente „presioni „normal, i dëshiruar“ i syve gjithsesi duhet të jetë më i vogël se sa nivelet e standardeve normale për sytë e shëndoshë.

Si qendrat tjera prestigjioze për glaukomë në Evropë, Spitali special SVETI VID tashmë me vite merret me këto probleme në kuadër të standardeve dhe qëndrimeve të reja bashkëkohore. Në bashkëpunim me emrat e shquar të oftalmologjisë evropiane po kultivohen tratimet e reja, më të përsosura kirurgjike, dhe në mesin e tyre është edhe sklerektomia e thellë jopenetrante me implante në formë të xhelit. Prandaj, rreziqet e teknikave të vjetëruara, agresive, të papërshtatura kirurgjike janë tejkaluar.

Reagimi i parë i pacientit, kur ballafaqohet me diagnozën e glaukomës, është mosbesimi. Pa e marrë parasysh faktin që vlerat e PIO janë dyfish më të mëdha se sa normale, presioni i shtuar i syve, si manifestim më i shpeshtë i glaukomës, nuk e shkakton dhembjen. Në fushën periferike të të parit krijohen defektet specifike, kurse pamja qendrore mbetet një kohë të gjatë i ruajtur, kështu që pacienti nuk i vëren simptomet e para. Kur paraqitet dhembja dhe defektet evidente në fushën e të të parit, dëmtimi është ireverzibil, me tashmë një pjesë të caktuar të dëmtuar të nervit të syrit. Terapia ka për qëllim ta mbajë sëmundjen në atë stad dhe që presioni i syve të mbahet nën kontroll.

Duhet të demistifikojmë problemin dhe t’i ndihmojmë pacientit të kuptojë sëmundjen e vet, sepse vetëm kështu do të pranojë domosdoshmërinë për shërimin e hershëm. Kjo sëmundje është për tërë jetën, por terapia e pashtyshme dhe adekuate mund t’ia bëjë të mundur pacientit të jetojë me sëmundjen e cila është nën kontroll (si te presioni i kontrolluar i gjakut).

Konsiderohet se PIO /presioni intraokular/ i shtuar zakonisht është faktor i rrezikut, por jo edhe i vetmi. Botëkuptimi i vjetër se glaukoma paraqet vlerat e larta të vetë presionit të syve me dëmtime të nervit optik dhe me defektet tipike glaukomatoze në fushë pamore është jo i plotë dhe sot ka ndryshuar. Gjithsesi PIO i shtuar do të përshpejtojë dukurinë e dëmtimeve glaukomatoze, por midis glaukomës dhe presionit të lartë të syve nuk mund të vihet shenja e barazisë. Në disa raste janë vërejtur ndryshimet mjaft të mira në papilë të nervit të syrit në gjendjet e PIO „relativ“ normal ose madje më të ulët.

Kjo është e ashtuquajtura glaukomë normale ose e presionit të ulët. Vlerat PIO midis 9-21 mm Hg merren si normale. Mirëpo, rreth 25% e njerëzve me PIO „relativisht normal“ ka ndryshime të caktuara glaukomatoze.

Kjo domethënë se vlerësimi i vlerave PIO nuk guxon të bëhet veçmas, por duhet të jetë i lidhur me vlerësimin serioz të faktorëve tjerë të shumtë të rrezikut dhe pranisë së predispozuar për sëmundje. Nëse disku i nervit të syrit tashmë është dëmtuar, ose nëse ekziston defekt në fushën pamore, bashkë me historinë pozitive të familjes, vlerën e PIO duhet mbajtur më të ulët se sa të zakonshme, përkatësisht duhet ulur deri në atë vlerë e cila nuk do të shkaktojë dëmtime të mëtejme. Si te sëmundja koronare, kur përpiqemi të ulim vlerën e tensionit të gjakut dhe nivelin e lipidit në serum në vlerat më të ulëta se sa te njerëzit e shëndosh, pa faktorë të rrezikut.

Sa u përket vlerës PIO, madje edhe kur është, për shembull, 22 mmHg, duhet dyshuar në glaukomë, derisa nuk vërtetohen ndryshimet e tjera ose derisa nuk përjashtohet rreziku.

Dallimi në presion të syve në të dy sytë, si edhe oscilimet e mëdha ditore të PIO dhe asimetria në pikëpamje të papilës në të dy sytë, është alarm për tërë kontrollin duke e aplikuar fushën pamore të kompjuterizuar dhe për terapi të pashtyrë nëse diagnoza konfirmohet.

Presioni i shtuar i syve („syri i fortë“) krijohet për shkak të çrregullimeve të baraspeshimit midis prodhimit të ënjtjes së lëngut të syrit – ose është prodhimi tepër i madh, ose është vështirësuar ënjtja e lëngut të syrit. Secila kategori më e madhe e patologjisë është përfaqësuar në ndonjë formë të glaukomës. Nëse anatomia e syrit është „normale“ me pamje normale të këndit të dhomës së përparme të syrit dhe me thellësi normale të dhomës së përparme të syrit, fjala është për glaukomën e ashtuquajtur të këndit të hapur. Nëse ekzistojnë disa ndryshime në strukturë të dhomës së përparme të syrit, të bashkëlindura ose të fituara, bëhet fjalë për glaukomën e këndit të ngusht ose të mbyllur. Te disa predisponime në procesin e plakjes, këndi i dhomës së përparme bëhet i ngushtë dhe kjo paraqet rrezik nga sulmi akut i glaukomës, sidomos te kokërdhoku (në errësirë ose me midriatikum!). Për këtë arsye, para zgjerimit të bebëzës, është jashtëzakonisht e rëndësishme që së pari të ekzaminohet këndi i dhomës!!!

Hipermetropia e lartë me dhomë të përparme të cekët gjithashtu është predispozim për glaukomë.

Glaukoma si dukuri dytësore („si për pasojë“) zhvillohet në proceset pezmatuese në sy (uveitis), posttraumatik, për shkak të sinekive në këndin e dhomës. Kjo mund të jetë edhe ndërlikim „i pjekjes“ së kataraktit, kur thjerrëza e ënjtur e shtyn iridën përpara dhe e ngushton dhomën e përparme dhe këndin e dhomës, ose e ndërpren komunikimin e fluidit nga pjesa e prapme në pjesën e përpame duke e bllokuar pjesën e kokërdhokut.

Për shkak të pritjes afatgjatë për t’u operuar katarakti i pjekur ekziston rreziku të shkaktohet shpërbërja e thjerrëzës, bashkë me reagimin pezmatues – uveiti si ndërlikim, ose të shkaktohet këndi i dhomës dhe sulmi akut i glaukomës.

Këto janë rreziqet e botëkuptimit të vjetëruar se duhet „pritur që të piqet katarakti për t’u operuar“, e cila është braktisur gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit XX. Masat e parandalimit janë operimi i hershëm i kataraktit – fakoemulzifikimi (operimi me ultratingull).

Ndryshimet e hershme te glaukoma zhvillohen në nivel të qelizave ganglike në retinë, para shenjës së qartë klinike të çrregullimit. Ushqimi i indit dukshëm është prishur për shkak të çrregullimeve perfuzione në indin mjaft të ndjeshëm, delikat të qelizave ganglike dhe të nervit të syrit (aksona). Ndjeshmëria e tij është më e madhe për shkak të PIO të shtuar ose te oscilimet ditore në PIO për më shumë se 6 mmHG. Çrregullimet perfuzione janë të pranishme te sëmundjet e përgjithshme siç janë ngushtimi i arterive karotide, presioni i ulët i gjakut, diabetes melitus, gjithsesi kanë ndikim të madh në ndryshimet në aksone të nervit të syrit, si edhe predisponimi lokal, siç është miopia e shkallës së lartë.

Këta faktorë të rrezikut mund të përkeqësojnë dëmtimin, por kjo nuk do të thotë se glaukoma zhvillohet te secili person i cili ka disa çrregullime të qarkullimit të gjakut.

Gjenetika e cakton ndjeshmërinë e këtyre indeve delikate ndaj ekspozimit të faktorëve të rrezikut.

Sëmundja mund të paraqitet në fëmijëri të hershme, si sëmundje e vetmuar ose në kombinim me disa çrregullime të tjera të bashkëlindura, siç është katarakti ose anirida. Pas zbulimit të kataraktit së lindur, me rëndësi është të kërkohen edhe dukuritë glaukomatoze, dhe madje edhe nëse nuk janë shprehura në të njëjtën kohë, duhet pasur parasysh mundësitë që mund të paraqiten më vonë.

Terapia ka për qëllim që të mbrohet nervi i syrit dhe që presioni i syve të mbahet në vlerë përkatëse. Hapi i parë është përdorimi i pikave për sy, por në rast të sulmit kërcënues të glaukomës, te glaukoma e këndit të mbyllur, përdoret lazeri. Nëse terapia maksimale nuk e ndal përparimin e ndryshimeve glaukomatoze në disk të nervit të syve dhe në fushë pamore, është e domosdoshme ndërhyrja kirurgjike.

Humbja e kohës ose marrja e vendimeve të gabueshme nuk mund ta shpëtojë nervin e syve. Kirurgjia në sy të verbër është problem etik sepse është e pakuptimtë. Mjekët të cilët nuk janë të njohtuar me këtë problem menjëherë duhet t’i udhëzojnë pacientët që të shkojnë në vend të duhur. Vlerësimi jokritik i vlerave të presionit të syrit dhe mosnjohja e shenjave të para të çrregullimit e shkaktojnë rezultatin katastrofal. Terapia maksimale i nënkupton të gjitha mjetet në disponim për kontrollin e sëmundjes me medikament, duke e pasur parasysh moshën e pleqërisë së pacientit. Te pacientët më të rinj se (30-49 vjeç) me përkeqësim të qartë pas dy medikamenteve të ndryshme, duhet menduar seriozisht për kirurgji. Këta njerëz i pret një betejë shumëvjeçare kundër glaukomës, kurse ndryshimi i këtyre medikamenteve gjatë shumë viteve gjithsesi nuk është i patëkeq. Edhe pse janë të fuqishme, këto medikamente i kanë edhe efektet e padëshirueshme, kurse në disa raste edhe kundërindikacionet. Pas përdorimit prej shumë vitesh, indi i humb karakteristikat e „biologjisë“ së vet, gjë që i zvogëlon efektet e kirurgjisë së ndërmarrë me vonesë.

Procedura kirurgjike ka për qëllim që të sigurojë baraspeshimin midis prodhimit dhe të ënjtjes së lëngut të syrit. Marrja e vendimit për këtë se kur duhet të ndërmerret operimi dhe cilën metodë ose kombinim duhet përdorur varet nga faktorët e shumtë: llojet e glaukomës, kohëzgjatja e sëmundjes, shkalla e dëmtimit, vlerat e PIO. Këta faktorë e caktojnë vlerën e nivelit të dëshiruar të PIO dhe, natyrisht, llojin e ndërhyrjes kirurgjike.

Duke e marrë parasysh ndjeshmërinë e këtij çrregullimi, vendimin për ndërhyrjen kirurgjike duhet ta marrin ekspertët më të mirë të cilët kanë njohuri për të gjitha hollësirat, si edhe për të gjitha përparësitë dhe mangësitë e mundësive kirurgjike në disponim, si edhe ata të cilët plotësisht i kanë përvetësuar këto teknika kirurgjike.

Aplikimi jokritik këmbëngulës i teknikës kirurgjike gjithnjë, agresive dhe e papërshtatur gjithsesi që i kontribuon shtimit të popullsisë së verbër në Serbi. Kjo kirurgji „njollës“ është katastrofale për pacientë dhe, në oftalmologjinë bashkëkohore e paaplikueshme.

Diagnostika themelore, tërë vlerësimi i sëmundjes, vlerësimi adekuat i vlerës PIO, të kuptuarit e hershëm të ndryshimeve tipike në pamjen e papilës, zgjedhja e kohës së duhur për fillimin e shërimit, janë me rëndësi të jashtëzakonshme për përcjelljen e mirë të sëmundjes, nëse kuptohen seriozisht.

Me organizim dhe përsiatje më të mirë, ky nuk do të duhej të jetë problem i pazgjidhur në nivel të mbrojtjes shëndetësore parësore dhe dytësore, por njëkohësisht do të ketë rëndësi të madhe në luftën kundër verbërimit i cili e shkakton glaukomën.

Ne kemi marrë qëndrime të tilla dhe trajtim bashkëkohor për shërimin e glaukomës në Serbi dhe e kemi formuar Qendrën për glaukomë, në krye të së cilës është eksperti evropian, prof. S. Pitrova. Kjo sëmundje mbahet me sukses nën kontrollë në saje të mundësive të sotme të shërimit dhe të procedurave kirurgjike.

Shprehjet e panjohura:

PIO – presioni intraokular

PNS, papila e nervit të syrit, disku i nervit të syrit – koka e nervit të syrit

Perfuzioni – furnizimi i indit me gjak

VIDEO PRILOZI
  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+