Dobračina 27 - Beograd
Dobračina 27 - Beograd
Upozoravamo javnost da postoje pokušaji zloupotrebe…
imena SVETOG VIDA lažnim predstavljanjem od strane drugih ustanova…
Adresa SVETOG VIDA je isključivo Dobračina 27 u Beogradu!

Katarakti

Spitali special SVETI VID në Serbi e ka filluar operimin me ultratingull të kataraktit (fakoemulzifikimin), metodë e cila në oftalmologjinë botërore është e pranishme që nga viti 1971, kurse sot është sjellë në shkallë të përsosur. Në ditët e sotme, niveli më i lartë i kësaj kirurgjie pikërisht është i pranishëm këtu, në spitalin SVETI VID, dhe u ofron njerëzve nga Serbia dhe nga bota e jashtme cilësinë më të lartë të kirurgjisë bashkë me komoditet të mirë me rastin e operimit.

Fakoemulzifikimi e bën të mundur zbatimin e operimit të kataraktit në stadin më të hershëm të sëmundjes, sapo që paraqiten simptomet e para, në vend të të priturit të mundueshëm derisa të piqet katarakti. Pritja që të piqet katarakti, në të vërtetë, për pacientin domethënë që të kalojë përmes një periudhe të errët të „verbërimit të përkohshëm“.

Kjo është e pashmangshme te trajtimet e vjetra klasike kirurgjike të cilat ende janë të rrënjosura thellë në oftalmologjinë serbe. Përveç kësaj, vetë katarakti i pjekur paraqet rrezik nga ndërlikimet e mundshme – glaukoma, ose nga reagimet pezmatuese për shkak të dekompozimit të masave të ndryshuara të thjerrëzave (uveititi), ose krijon vështirësi në zbulimin e ndryshimeve serioze diabetike në segmentin e prapmë të syrit, siç është gjakrrjedhja ose ablacioni i retinës/rrjetëzës.

Nuk është e pazakonshme që pacientët humbjen e shikimit të vetë ta kuptojnë se ka të bëjë vetëm me katarakt, duke mos ditur asgjë për shkaqet tjera të mundshme, nga segmenti i prapmë i syrit, dhe për këtë arsye operimi i hershëm ka rëndësi të madhe.

Është detyrë shumë e rëndë dhe me kërkesa që edhe pacientëve edhe oftalmologëve këtu t’u shpjegohen përparësitë e operimit të kataraktit me ultratingull në krahasim me trajtimin e vjetër i cili këtu ende është i rrënjosur thellë, edhe pse në oftalmologjinë bashkëkohore është e pranishme me dekada.

Fakoemulzifikimi nënkupton ndërhyrjen kirurgjike me një hapje/prerje të vogël, e cila sot është më së paku 2 mm, përdorimin e forcës së ultratingullit me rastin e emulzifikimit të masës së thjerrzës dhe aspirimit, vënien e thjerrzës së lakueshme në vend të trastës kapsulore përmes hapjes së vogël dhe, për këtë arsye, përmbarimi i ndërhyrjes kirurgjike pa qepje, përveç te fëmijët ku qepjet janë të domosdoshme. Zgjedhja e llojit të thjerrzës varet nga rasti, nevojës së veçantë të pacientit, dëshirës që të korrigjohet gabimi refraktues ose ndonjë problem special ofalmik. Pacientët sidomos janë të lumtur për shkak të zgjedhjes së implanteve multifokale të cilat e sigurojnë shikimin komod edhe larg edhe në largësi mesatare, pavarësisht nga syzet. Përparësi e veçantë e implanteve multifokale është pëlqyeshmëria e vështrimit të objekteve nga të gjitha anët me cilësi të njëjtë të shëmbëllimit të dhënë, e jo si te syzet multifokale me të cilat bëhen përpjekje që të gjendet imazhi nën kënd të caktuar.

Qëllimi i kirurgjisë refraktive, që të mundet presbiopia, më në fund është arritur, kryesisht te pacientët presbiopë hipermetropë.

Për pacientë me makulë të dëmtuar thjerrëza intraokulare me filtër të kaltërt veçanërisht rekomandohet për mbrojtje nga drita e dëmshme e kaltërt.

Krejtësisht e kundërta nga kjo që u tha më lart, trajtimi i vjetër, klasik e kërkon kataraktin e pjekur, gjë që domethënë thjerrzën plotësisht të turbulltë me „verbërim“ funksional para operimit dhe një hapje të madhe, me traumë të madhe mekanike për sy dhe shumë qepje në fund. Kjo ka mundur të shkaktojë deri te problemet shoqëruese në disa raste të kataraktit të kombinuar me glaukomë, ose deri te ndryshimet diabetike në segmentin e prapmë të syrit, ose deri te ndryshimi i madh në makulë, gjë që kryesisht i ka shtyrë „mjekët klasikë“ që rastet e tilla t’i shpallin inoperabile nga frika që të mos e keqësojnë situatën me trajtim klasik me ndërhyrje kirurgjike. Meqenëse ekziston një numër i madh i problemeve të kombinuara në sy, ka qenë i domosdoshëm trajtimi i sigurt kirurgjik dhe prandaj ka lindur fakoemulzifikimi.

Ideja e inovatorit të madh, dr. Çarls Kelmanit (Charles Kelman), nga viti 1967 për përdorimin e utlratingullit për operimin e kataraktit, është bërë realitet në vitin 1971.

Shtetet e zhvilluara kanë filluar të kuptojnë se më vështirë është të shërohen ndërlikimet e kirurgjisë tradicionale se sa të aplikohet metoda e re. Operimet e kataraktit me ultratingull janë bërë STANDARD I ARTË në oftalmologjinë zyrtare.

Mirëpo, për fillestarë, madje edhe hapat më themelorë në zbatimin e kësaj ndërhyrjeje kirurgjike janë mjaft të vështirë dhe mund të shndërrohen në fatkeqësi të madhe nëse ndërmerren pa mbikëqyrjen e rreptë të kirurgut me përvojë, gjë që është kërkesë. Megjithatë, kirurgët joprofesionistë e kanë shprehi që të mos i kuptojnë seriozisht kërkesat e larta të kësaj kirurgjie dhe teknologjitë plotësisht të reja, dhe verbërisht të hyjnë në ndërlikime, pa njohuri të domosdoshme.

Fjala është se për përkryerjen dhe përsosjen e teknikës kirurgjike nevojitet virtuozitet me rastin e zbatimit të ndërhyrjes kirurgjike dhe që kirurgët e tillë profesionalë i drejtojnë orientimet për modelimin e teknikës. Prandaj, në saje të njërit prej këtyre, i cili i ka marrë shpërblime speciale dhe i cili ka merita për kontributin e vet në oftalmologjinë bashkëkohore, prof. dr. Pavel Rozsivalit (Pavel Rozsival) ( i cili ka filluar ta zbatojë këtë metodë edhe në Serbi), ne sot e kemi rastin që të ndjekim mundësitë fenomenale të fakoemulzifikimit. Kjo metodë tashmë ka hyrë në një epokë të re të ekzistimit të vet, tani me një pamje krejtësisht të re dhe me një instrumentim të ri, nga tri platforma të ndryshme energjetike të integruara në një aparat, INFINITY.

Tani i kemi tri lloje të ndryshme të sondës nga të cilat secila përdoret në rast të caktuar specifik. Njëra prej tyre paraqet trajtim plotësisht të ri, krejtësisht pa përdorim të ultratingullit – AKUALIZA (AQALASE). Akualiza është shprehje e re në procedurat refraktive të zëvendësimit të thjerrzës në të cilat „shpëlarja e brishtë e thjerrzës) arrihet me fenomenin e currilit të ujit, pa veprim mekanik të vrazhdë. Është ideale për thjerrëza minimalisht të turbullta, ose për zëvendësim të thjerrëzave të kthjellëta te procedurat korrigjuese refraktive.

Dy platformat e tjera e përfaqësojnë energjinë e përsosur, më mirë të baraspeshuar të ultratingullit dhe kombinimin neosonix- të energjisë oscilatore në një platformë, e cila është shumë më e fuqishme në rastet e katarakteve „të forta „të pjekura“, me shkallë të jashtëzakonshme të kontrollit dhe me aplikim të shkurtër të energjisë së ultratingullit.

Kjo teknologji e re kërkon njohje të jashtëzakonshme të teknikës së fakoemulzifikimit dhe ekspertët për këtë metodë dhe aktualisht ekziston vetëm në disa qendra udhëheqëse botërore ku e bëjnë kirurgët më të mirë me përvojë të madhe në fakoemulzifikim. Një prej tyre është prof. dr. Pavel Rozsival dhe në saje të tij edhe në Spitalin special SVETI VID, kjo kirurgji e cilësisë së lartë është e pranishme edhe këtu, në Beograd.

VIDEO PRILOZI
  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+