Dobračina 27 - Beograd
Upozoravamo javnost da postoje pokušaji zloupotrebe…
imena SVETOG VIDA lažnim predstavljanjem od strane drugih ustanova…
Adresa SVETOG VIDA je isključivo Dobračina 27 u Beogradu!
Youtube Youtube Twitter Google +

Keratokonusi

Keratokonusi dhe rrjetëzimi i kolagjenit në retinë /CCL/ qëllimi i procedurës

Arritja e stabilizimit biomekanik dhe ndalja e përparimit të sëmundjes. Kjo është procedurë terapeutike për gjendjet në sy me hollimin progresiv dhe zbutjen e kornesë /ektazioni/ me qëllim që të shtohet stabilieti mekanik dhe biokimik i kornesë me nxitjen e krijimit të lidhjeve plotësuese kimike brenda stromës korneale përmes fotopolimerizimit të rreptë të fotopolimerizuar dhe bashkë me mbrojtjen maksimale të indit përreth. Emërtimi EKTAZIONI KORNEAL ka të bëjë me grupin e çrregullimeve korneale të kornesë për të cilat karakteristike janë dobësimi i strukturës dhe hollimi i kornesë i cili sjellë deri te protruzionet, të të ashtuquajturit konus dhe të astigmatizmit jo të rregullt. Ndryshimet janë progresive dhe sillen nga zvogëlimi i mprehtësisë pamore deri te mospërballimi i thjerrëzave të kontaktit e gjithnjë deri te mospërballimi i plotë i thjerrëzës dhe pamundësia që pacienti t’u përshtatet dhe t’i mbajë, si edhe mosmundësia që thjerrëza „të mbetet në sy“.

Në stadin e fundit të hollimit të kornesë ekziston rreziku nga perforimi i kornesë dhe transplantimi i kornesë bëhet i domosdoshëm. Ektazionet më të shpeshta të bashkëlindura janë keratokonusi dhe degjenerimi pelusid margjinal, kurse ektazionet e fituara janë post-LASIK, postinflamatore, keratopatia buloze dhe gjendjet e tjera të zbutjes së kornesë. Emërtimi i përgjithshëm për të gjitha ektazionet është forca e zvogëluar biomekanike për shkak të dobësimit të lidhjeve interfibrilare. Trajtimi i ri i shërimit të këtyre gjendjeve, /RRJETËZIMI I KOLAGJENIT NË KORNE /CCL/ është përqendruar në mekanizmin mirë të njohur patogjen që, me përforcimin e strukturave të kornesë dhe me „stabilizimin“ e saj për t’u parandaluar nevoja për transplantimin e kornesë. Procedura përbëhet në ndriçimin homogjen të indin të kornesë /UVA 370/ e njomur në tretësirë të riboflavinës /vitamina B2/ në kohëzgjajte prej 30 minutash me çfarë fillojnë mekanizmat kimikë të përforcimit të lidhjeve të reja kovalente midis fibrilave kolagjene /shtimi i forcës biomekanike/.

Procedura është pa dhembje dhe e sigurt. Efekti është lokalizuar në pjesën e përparme të kornesë. Dy qëllime në shërimin e ekstazisë korneale janë: restaurimi i mprehtësisë pamore e cila arrihet më vonë me ndihmën e thjerrëzave GP të kontaktit.

Restaurimi i integritetit strukturor të kornesë me rrjetëzimin e kolagjenit në korne /CCL/.

Është vërejtur kjo:

  • Ndalja e përparimit të ektazionit
  • Zvogëlimi i regresionit
  • Përmirësimi i tolerancës së thjerrëzave të kontaktit
  • Zvogëlimi i astigmatizmit
  • Përmirësimi i mprehtësisë pamore të pakorigjuar
  • Zvogëlimi i mundësisë në pikëpamje të transplantimit të kornesë

INDIKACIONET:

Ektazionet e kornesë, të bashkëlindura dhe të fituara – keratokonusi, degjenerimi pelusid margjinal, kereaktazioni jatrogjen /post-LASIK, keratopatia pseudofake pas kirurgjisë së padëshirueshme të kataraktit/ me parashikim të transplantimit të kornesë. Procedura rekomandohet në stadet më të hershme kur vlera pahimetrike është më e madhe se 400 mikrona të trashësisë së kornesë. Aplikimi klinik i kësaj procedure ka filluar në vitin 1998, /Dr. Theo Seiler, dr. Med/. Gjatë procedurës nuk ka ndikim në presion intraokular. Në program të mbajtjes së thjerrëzave GP të kontaktit pritet më së paku 2 muaj pas CCL sepse kjo bëhet pas riepitelizimit dhe shërimit të kornesë.

VIDEO PRILOZI
  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+