Dobračina 27 - Beograd
Obavešteni smo da postoje pokušaji lažnog predstavljanja…
…imenom SVETOG VID-a u različitim krajevima balkana…
…i ovim putem želimo da ukažemo na ovu zloupotrebu našeg imena.
Upozoravamo posetioce sajta da je adresa Specijalne bolnice SVETI VID
…isključivo Dobračina 27 u Beogradu i jedina lokacija na kojoj naši lekari rade…
…sve ostale informacije o gostovanjima naših lekara van Beograda su NETAČNE.
Youtube Youtube Twitter Google +

Korrigjimi i dioptrisë

KIRURGJIA REFRAKTARE

Spitali special SVETI VID ka filluar ta zbatojë në shtetin tonë KIRURGJINË REFRAKTIVE, me procedurë kirurgjike me lazer për korrigjimin e gabimeve refraktare siç janë miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi. Kjo degë subspecialiste e oftalmologjisë ekziston në oftalmologjinë bashkëkohore nga vitet e tetëdhjeta të shekullit XX, e më në fund është bërë i mundshëm edhe në këto hapësira në saje të spitalit të syve SVETI VID.

Ç’ËSHTË KIRURGJIA REFRAKTARE?

Kirurgjia refraktive përfshin një sërë procedurash – kirurgjike dhe me lazer, me të cilat korrigjohet gabimi refraktiv – dioptria – shkurtpamësia, largpamësia dhe astigmatizmi. Me këtë mënjanohet të varurit nga mjetet ndihmëse konvencionale, çfarë është thjerrëza e kontaktit dhe syzet. Te fëmijët kirurgjia refraktive aplikohet në indikacione speciale, në periudhën e zhvillimit më intensiv të të parit, pra herët, para nisjes në shkollë nëse është e pamundur të zgjidhet problemi i dioptrisë me syze ose me thjerrëza kontakti, atëherë kur ekziston rreziku që fëmijës t’i shkaktohet shkurtpamësia. Te të rriturit, që të kenë komoditet në jetë dhe që të mënjanohet TË VARURIT nga syzet dhe thjerrëzat e kontaktit dhe që të eliminohet pezmatimi të cilin e krijojnë. Këto metoda tashmë janë duke u aplikuar gjatë në oftalmologji, në botë, kurse te ne, nga themelimi i SVETI VIDIT.

Mundësitë e kirurgjisë refraktive sot janë të mëdha, nga dioptritë e vogla deri të mëdha, duke përfshirë edhe astigmatizmin, duke e zgjedhur metodën adekuate. Me rëndësi është njohja e mirë e kësaj problematike, zgjedhja e duhur e metodës ose kombinimit të metodave, për secilin pacient veçmas, pajisja adekate për zbatim, dhe natyrisht, ajo që është më e rëndësishme, shkathtësia dhe përvoja e kirurgut i cili e zbaton procedurën refraktive. Kirurgët fillestarë, sado që kjo fushë është joshëse për ta, mund të sjellin deri te kompremetimi i këtyre procedurave, përndryshe standarde në oftalmologjinë zyrtare, bashkëkohore.

Kirurgjia refraktive përfshin një sërë të procedurave – kirurgjike dhe me lazer – me të cilat i korrigjojnë gabimet refraktive – hipermetropinë, miopinë dhe atigmatizmin. Ajo e eliminon vartësinë nga mjetet ndihmëse konvencionale siç janë thjerrëzat e kontaktit dhe syzet. Kirurgjia refraktive te fëmijët është e përshtatshme në indikacione speciale, në një periudhë të zhvillimit intensiv të mprehtësisë pamore, kur korrigjimi i plotë është i obligueshëm por nuk arrihet për shkak të mospërballimit ose mospranimit të thjerrëzave të kontaktit dhe syzeve, me anizometropi serioze ose me gabime refraktive bilaterale të nivelit të lartë rezistues ndaj terapisë konvencionale. Këto metoda, zyrtarisht të pranishme në oftalmologji botërore tashmë shumë vjet, më në fund janë bërë edhe realitet i ynë, nga themelimi i Spitalit special SVETI VID.

Potenciali i kirurgjisë refraktive është i madh edhe për gabime të vogla edhe për gabime të mëdha refraktive, duke përfshirë edhe astigmatizmin, duke e bërë zgjedhjen e metodës më adekuate. Përvoja e madhe në këtë fushë është me rëndësi të madhe për arritjen e reaksionit të mirë. Veçanërisht është e rëndësishme zgjedhja e metodës për secilin pacient, kombinimet e metodave ose, nëse është e domosdoshme, trajtimit specifik të përshtatur.

b) Te pacientët e moshuar miopë ose hipermetropë, kur thjerrëza natyrore e njeriut e humb fuqinë e vet të akomodimit dhe kur krijohet nevoja për të përdorur syzet e tjera, të njohura si „syze për lexim“, metoda e zgjedhjes nuk do të jetë me lazer, as implantimi i thjerrëzave fako, por kirurgjia e ZËVENDËSIMIT TË SYZEVE me implantin e thjerrëzave të zgjedhura në mënyrë speciale që t’u përgjigjet nevojave të pacientit dhe kërkesave profesionale dhe kërkesave të tjera. Shumë pacientë janë jashtëzakonisht të lumtur me zgjedhjen e thjerrëzës multifokale të lakueshme intraokulare me pamje komfore për afër për objekte të cilat janë afër (imitimi i akomodimit), në largësi mesatare (kompjuteri) dhe në largësi. Pacientët të cilët i nënshtrohen operimit të kataraktit (fakoemulzifikimi mund të korrigjojnë problemet e veta të hershme refraktive me zgjedhjen e implanteve multifokale. Në këtë mënyrë, thjerrëza e lakueshme multifokale praktikisht e eviton varësinë e përdorimit të dy palë syzeve duke ofruar cilësi të mirë të pamjes në largësi të ndryshme (imitimi i akomodimit). Të gjitha procedurat kërkojnë shkathtësi dhe zbatim përkatës kirurgjik, sepse saktësia kirurgjike është supozim shumë i RËNDËSISHËM fillestar, për t’u shfrytëzuar potenciali më i mirë i kirurgjisë refraktive. Prandaj, është mjaft me rëndësi që kirurgu i cili e ndërmerr kirurgjinë refraktive të jetë ekspert në këtë fushë dhe t’u ofrojë maksimumin pacientëve të vet. Për mënjanimin e kataraktit të lindur ose traumatik te fëmijët më të moshuar se 5 vjeç, me ambliopi mesatare ose të vogël, rekomandohet implanti multifokal për t’u kompensuar humbja e akomodimit pas operimit të kataraktit dhe përsëri përafërsisht „për t’u vendosur akomodimi“.

Kirurgjia e zëvendësimit të thjerrëzës bëhet në të dy sytë njëkohësisht, ose nga dita në ditë, me anestezi lokale (te fëmijët me anestezi të përgjithshme), në kuadër të kirurgjisë njëditore. Përmirësimi – të nesërmen, ose nevojitet një periudhë e adaptimit prej disa ditësh. Kirurgjia refraktive është kurorë e shkathtësive kirurgjike dhe mbretëreshë e oftalmologjisë. Ajo ende nuk është e pranishme në universitetin tonë. Fillestarët dhe mjekët pa përvojë në këtë trajtim kirurgjik nuk kanë licencë për punë në këtë fushë të kirurgjisë sepse kjo do të mund të ishte e rrezikshme. Mungesa e njohurive dhe e përvojës në fushën e procedurave refraktive do të mund të shkaktonte mosmarrëveshje dhe do të mund të bëhej burim i mashtrimeve dhe i frikës lidhur me këtë mënyrë të korrigjimit të dioptrisë. Megjithatë, këto procedura janë zyrtare, mjaft të mira nëse i ndërmerr eksperti në këtë fushë dhe u ofrojnë kënaqësi të gjithëve të cilët u janë nënshtruar.

KY PROBLEM SA ËSHTË AKTUAL NË OFTALMOLOGJINË BASHKËKOHORE, SA KOHË TASHMË EKZISTON DHE ÇFARË REZULTATESH JANË ARRITUR?

Fillimet e kirurgjisë refraktive datojnë qëmoti, para më shumë se gjysmë shekulli, nga hapat e pionerëve të Barakerit (Baraquer), Satoit (Sateau), Fjodorovit (Fiodorov) në përpjekje të korrigjojnë dipotrinë përmes ndërhyrjes kirurgjike. Këta hapa të parë, edhe pse larg nga realizimi i qëllimit të fundit, gjithsesi që kanë qenë mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të kirurgjisë bashkëkohore refraktive. Prej para rreth dy e më shumë dekadash deri më sot, kirurgjia refraktive është zhvilluar në një degë të re subspecialiste të oftalmologjisë. Janë organizuar kongrese të shumta dhe janë shkruar shumë revista dhe libra për këtë temë. Tashmë shumë vjet studentët dhe oftalmologët e rinj janë duke dëgjuar ligjërata nga kjo fushë në oftalmologji në shtetet normalisht të zhvilluara, por, fatkeqësisht, jo edhe këtu, në Serbi. Aplikimi i Lazerit Excimer në oftalmologji ka filluar në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX. Kanë qenë këta lazerët e parë, tani të braktisur, të harduerit, paralajmërues të lazerëve modernë.

Sot lazer excimer i llojit të softuerit, me përparësi të përshtatjes së procedurave secilit syri individualisht. E ka arritur zhvillimin e vet maksimal. Qëllimi qëmoti i caktuar më në fund është realizuar. Ëndrra e miliona njerëzve është bërë realitet! Saktësia, parashikueshmëria, siguria dhe kënaqësia e miliona pacientëve në mbarë botën të cilët i janë nënshtruar operimit kanë ndikuar në autoritetet më të larta të oftalmologjisë që procedurat me lazer t’i shpallin zyrtare.

KOHA E ARTË E KIRURGJISË REFRAKTIVE NUK FILLON, POR VAZHDON

Kjo është kohë e rezultateve stabile, në të cilën qëllimet qëmoti të caktuara tani po realizohen. Në saje të spitalit SVETI VID kjo degë e oftalmologjisë E PAARRITSHME deri para pak kohe është bërë edhe për ne REALITET.

SA ËSHTË E PRANISHME KIRURGJIA REFRAKTIVE NË VETËDIJE TË NJERËZVE TANË?

Gjithnjë e më shumë, por, fatkeqësisht, jo mjaft… Edhe pse në oftalmologjinë bashkëkohore është e pranishme tashmë një kohë të gjatë si degë unike, subspecialiste, kirurgjia refraktive ende gjithnjë nuk është përfshirë normalisht me programin e studimit në universitetin tonë. Për këtë arsye lehtë mund të kuptohet konfuzioni në shoqërinë oftalmologjike të vendit e cila me siguri do të zgjasë edhe një kohë. Fatkeqësisht, ky problem dhe ky konfuzion i shoqërisë sonë po barten në gjenerata të reja, shpresën e ardhmërisë sonë, edhe më tutje, te pacientët të cilët kërkojnë ndihmë.

ÇFARË ËSHTË QËLLIMI I PROCEDURËS REFRAKTIVE?

Qëllimi i kirurgjisë refraktive është të sigurojë mprehtësinë e të parit, funksional pa thjerrëza të kontaktit ose syze dhe të ndërprejë të varurit nga mjetet ndihmëse konvencionale. Te fëmijët me indikacione speciale dhe me nevoja speciale, kirurgjia refraktive e siguron korigjimin më të mirë të plotë të gabimit refraktiv, gjendjet e izometropisë, për t’u siguruar më mirë funksioni i të parit dhe të parit binokular, si mënyrë më e mirë që të reduktohet ambliopia.

ÇFARË I SHTYN NJERËZIT TË KËRKOJNË NJË KORRIGJIM TË TILLË TË DIOPTRISË?

Kryesisht ky është jokomoditet i shkaktuar me përdorimin e mjeteve ndihmëse konvencionale, të cilat sidomos janë të pranishme në disa profesione, ose në jetën e përditshme. Të rinjtë zakonisht kanë qëndrim negativ ndaj syzeve ose, thjesht, nuk mund t’i përballojnë thjerrëzat e kontaktit dhe nuk ndjehen lirshëm me to. Në raste të rralla, ky mund të jetë shkak për probleme më të mëdha në komunikim që të rinjtë të mbyllen në vete. Nga kjo rezulton motivimi i tyre i madh që të gjejnë zgjidhje në kirurgji refraktive. Shkaku tjetër për zgjedhjen e kirurgjisë refraktive është pamundësia që gabimi refraktar të korrigjohet me syze për shkak të gabimit ose për shkak të dallimeve refraktive midis të dy syve (anizometropia), madje edhe kur pacientët nuk kanë asgjë personale kundër syzeve ose thjesht nuk i përballojnë thjerrëzat e kontaktit. Aspekti financiar ka rëndësi të madhe. Kirurgjia refraktive bëhet një herë për tërë jetën, derisa thjerrëzat e kontaktit paraqesin vartësi të përjetshme.

CILËT JANË KANDIDATË PËR LAZER EXCIMER?

Zakonisht kërkohet që personi të jetë më i moshuar se 18 vjeç ose refraksioni të jetë stabil gjatë dy viteve të fundit, por kjo nuk është e obligueshme. Refraksioni mund të jetë fiziologjik që të ndryshohet madje edhe pas moshës tetëmbëdhjetë vjeçe, gjë që nuk është e parashikuar. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me syzet ose thjerrëzat e kontaktit, pavarësisht nga korrigjimi me lazer. Lazeri mund të korrigjojë vetëm refreksion ekzistues, por jo edhe të ndalë ndryshimet e mëtejme nëse ekziston trendi progresiv. Dihet se gabimet refraktive të shkallës së lartë nuk janë stabile. Nëse është e nevojshme, korrigjimi me lazer mund të bëhet edhe më vonë, si përforcim. Kirurgjia refraktive me lazer indukohet në fëmijëri të hershme, deri në moshën 8 vjeçe, para se që përfundon zhvillimi i të parit funksional, në indikacione speciale.

Dioptria e lartë

SI TË TEJKALOHEN PROBLEMET E DIOPTRISË SË LARTË?

Gati një e treta e pacientëve me gabim refraktiv e ka dioptrinë e lartë. Këta njerëz „fatkeq“ vështirë mund të „vendosin“ dioptrinë e vet të shkallës së lartë në korniza të syzeve ose ta korrigjojnë me thjerrëza kontakti. Me shkallë më të lartë të astigmatizmit, gati është e sigurt se, me mjete ndihmëse konvencionale, mprehtësia pamore jo e plotë, shëmbëllimi joreal dhe fusha pamore e kufizuar do të jenë pjesë e jetës së tyre të përditshme. Pa këto „mjete ndihmëse“ , te një numër i dukshëm i pacientëve mprehtësia pamore është kufizuar në gjithsej disa centimetra. Kjo dëshmon për varshmërinë e jashtëzakonshme nga syzet ose nga thjerrëzat e kontaktit bashkë me efektet e tjera shoqëruese të këtyre mjeteve ndihmëse.

Lazeri egzajmer rekomandohet për korrigjimin e miopisë së shkallës së ulët dhe mesatare (miopia) deri – 10.0 (përafërsisht), te astigmatizmi mesatar dhe te hipermetropitë e shkallës së ulët (deri rreth 2 D). Nuk përdoret për korrigjimin e dioptrisë shumë të lartë. Diapazoni i dioptrisë e cila mund „të hiqet“ përkufizohet ashpër në bazë të parametrave specifikë të përcaktuar me kontroll, në saje të së cilës procedura me lazer është e sigurtë. Secila procedurë refraktive, pa e marrë parasysh a është me lazer ose kirurgjike, i ka kërkesat e veta të veçanta. Njohuria e jashtëzakonshme dhe përvoja në fushën e kirurgjisë refraktive është e detyrueshme që t’i sigurohet secilit pacienti veçmas zgjidhja më e mirë dhe më e sigurt. Nëse respektohen këto parime, rezultatet e procedurave refraktive janë të shkëlqyeshme dhe shumicës së njerëzve u sjellin fat.

Lazeri excimer nuk rekomandohet nëse pacienti e ka sipas konstitucionit kornenë „e hollë“, madje edhe te gabimet mesatare refraktive. Në këtë rast, metoda e zgjedhjes është kirurgjia me implant. Kjo e nënkupton implantin kirurgjik të thjerrzës së veçantë intraokulare e cila e mbulon diapazonin dioptrik deri -20 D (miopia) dhe deri +10 (hipermetropia). Thjerrëza personale e pacentit mbetet e paprekur dhe në të njëjtin vend, pas iridës. Në këtë mënyrë akomodimi (pamje e afërt) mbetet i pandryshuar, kurse arrihet korrigjimi i pamjes e largët.

Për këtë arsye implanti i i metodës fako (IOL) u rekomandohet pacientëve nga grup-mosha 21 deri 40-45 vjeç, derisa ende ekziston akomodimi. Te personat e moshuar, te të cilët më nuk ka akomodacion të thjerrëzës biologjike, rekomandohet kirurgjia e zëvendësimi të thjerrëzës për korrigjimin e dioptrisë së shkallës së lartë. Në këtë rast janë në disponim llojet e ndryshme të implanteve, kurse zgjedhja bëhet varësisht nga problemi të cilin e ka pacienti. Mundësia e veçantë për lirimin e njëkohësishëm nga të varurit nga dy palë syze, edhe për afër edhe për larg, është implantimi i thjerrëzës multifokale intraokulare. Me këtë pacientit në këtë grup-moshë do t’i sigurohet cilësia e sistemit të shikimit të cilën e ka me akomodim (imitimi i akomodimit). Thjerrëzat intraokulare për korrigjimin e miopisë së shkallës së lartë dhe hipermetropisë së lartë përdoren tashmë një kohë të gjatë. Sot e kemi edhe implantin fako-torik intraokular i cili i korigjon të gabimet – edhe gabimin e lartë sferik edhe atë astigmatik (deri afro 7D cilindra).

Këto janë thjerrëza të dizenjit dhe materialit të përsosur, plotësisht të përshtatura syrit, dhe nuk kanë shumë ngjashmëri me thjerrëzat të cilat i kanë përdorur në të kaluaren. Thjerrëzat fako intraokulare përballohen mirë, pacienti adaptohet lehtë, kurse përgjigjja postoperative është e shkëlqyer. Përdorimi i suksesshëm shumëvjeçar në praktikën tonë ka dëshmuar tejkalimin e dëshiruar të mprehtësisë pamore të dhënë. Mprehtësia pamore e pakorrigjuar e arritur është më e mirë se mprehtësia pamore më e mirë e korrigjuar paraoperative për rreth 1-2 nivele më shumë. Kjo përputhet edhe me rezultatet e publikuara botërore. Supozimi i dukshëm fillestar pa të cilën nuk ka kuptim as të mendohet për kirurgjinë cilësore refraktive është shkathtësia dhe përsosshmëria e teknikës kirurgjike, përvoja e kirurgëve në ndërhyrjen e kësaj kirurgjie prestigjioze dhe, gjithsesi, zgjedhja përkatëse e pacientit në pajtim me qëndrimet e aprovuara zyrtare. Për grup të veçantë të njerëzve në moshën e presbiopisë (pa akomodim) me gabim të kombinuar sferik dhe astigmatik refraktiv me ose pa katarakta, ekzistojnë mundësitë për korrigjim komplet të gabimit të kombinuar refraktiv me ndërmjetësimin e kirurgjisë me zëvendësimin e thjerrëzës dhe implantimit të thjerrzës torike intraokulare në dhomën e prapme. Thjerrëza toriko e dhomës së prapme (toric PC) ka dizejn special të bërë sipas parametrave specifikë të seclit syri veçmas!!!

Tërë kjo domethënë se fokusi i spitalit SVETI VID në të arriturat botërore është në oftalmologji.

VIDEO PRILOZI
  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+