Dobračina 27 - Beograd
Obavešteni smo da postoje pokušaji lažnog predstavljanja…
…imenom SVETOG VID-a u različitim krajevima balkana…
…i ovim putem želimo da ukažemo na ovu zloupotrebu našeg imena.
Upozoravamo posetioce sajta da je adresa Specijalne bolnice SVETI VID
…isključivo Dobračina 27 u Beogradu i jedina lokacija na kojoj naši lekari rade…
…sve ostale informacije o gostovanjima naših lekara van Beograda su NETAČNE.
Youtube Youtube Twitter Google +

Oftalmologjia e fëmijëve

Katarakti i lindur

Katarakti i lindur e shkakton deprivacionin e shikimit i cili sjell deri te ambliopia serioze.

Zbulimi i hershëm i kataraktit i cili përfshin boshtin qendror të shikimit në syrin e fëmijës mund ta ruajë shikimin. Nëse nuk operohet me kohë, ky çrregullim ka potencial të madh për zhvillimin e ambliopisë, sidomos nëse është i pranishëm vetëm në njërin sy dhe këtë në moshën kritike për zhvillimin e shikimit. Ndryshimi i refraksionit me shërimin e ambliopisë është sfidë e madhe për riaftësim të shikimit pas kirurgjisë pediatrike të kataraktit. Sot, kur më mirë kuptohet zhvillimi i syrit të fëmijës dhe kur ekzistojnë thjerrëza mjaft të përshtatshme intraokulare për syrin e fëmijës, përllogaritja për secilin aplikim specifik për thjerrëza intraokulare dhe për trajtim të përsosur kirurgjik pediatrik janë bërë modelet e përcaktuara për shërimin e kataraktit te fëmijët.

Riaftësimi i shikimit është shumë më i mirë te implantimi i thjerrëzave pseudofake intraokulare se sa te korrigjimi konvencional afakn (syzet ose thjerrëzat e kontaktit).

Nëse katarakti nuk është i dendur dhe nëse boshti i të të parit është i lirë, rreziku nga ambliopia serioze është më i vogël dhe operimi mund të planifikohet për ndonjë periudhë të mëvonshme.

Implantet multifokale vijnë në konsiderim te fëmijët më të moshuar se 6 vjeç, nëse është ruajtuar mprehtësia e duhur pamjes, me qëllim që të „kthehet“ akomodimi i humbur, gjë që do të thotë kompensim për shikim afër, larg dhe në largësi mesatare.

Kjo vetëm do t’ia japë shansin zhvillimit të shikimit, por trajtimi i fuqishëm i ambliopisë rekomandohet pas kirurgjisë për riaftësimin e plotë të shikimit.

Glaukoma e bashkëlindur

Glaukoma e bashkëlindur është sëmundje serioze e syrit e cila ndonjëherë zbulohet me rastin e lindjes, kurse nganjëherë disa vjet më vonë…

Është i domosdoshëm shërimi i menjëhershëm me medikamente dhe/ose shërim kirurgjik.

Konsiderohet se glaukoma e lindur paraqitet bashkë me çrregullimet tjera të syrit (anomalia e iridës, katarakti i lindur etj. …).

Strabizmi

Strabizmi përkufizohet si deviacion i boshteve të shikimit dhe e ka prevalencën e cila sillet prej 3 deri në 8 përqind te grup-moshat e fëmijëve. Këtë gjendje shpesh e vërejnë vetë prindërit. Pozita paralele e syve është faktor i rëndësishëm për funksionin normal të shikimit. Në grup-moshën deri tri vjet, intervali midis fillimit dhe shërimit të strabizmit është faktor vendimtar për përcaktimin e prognozës. Sa më herët që bëhet operimi, kjo prognozë është më e mirë për cilësinë e shikimit binokular.

Disa shmangie shërohen me korrigjim adekuat të gabimit refraktar (strabizmi akomodativ).

Kirurgjia refraktive me lazër në këtë raste është indikuar për mospërballimin e thjerrëzave të kontaktit ose syzeve.

Duke e marrë parasysh këtë temë, strabizmi mund të klasifikohet në nëngrupe në më shumë mënyra nga të cilat mënyra më themelore e tregon drejtimin e deviacionit: horizontal (ezo-konvergjent dhe egzo-divergjent) vertikal ose torzion. Pastaj, konkomitant (në të gjitha fushat e shikimit të syrit këndi i shmangies është i njëjtë) dhe inkomitant (këndi i shmangies ndryshon në fushat e pamjes së syrit), zakonisht bashkë me sindromet paralitike, restriktive ose speciale. (Sindroma Doën dhe sindroma Moebiusit).

Kirurgjia refraktive te fëmijët

Të kuptuarit e nevojave

Kirurgjia refraktive pediatrike konsiderohet përkatëse te fëmijët me anizometropi serioze në gjendjet e miopisë, hipermetropisë ose astigmatizmit (dallimi i madh në dioptri në të dy sytë ose me ametropi të dyanshme të lartë (gabimi i lartë refraktiv) e cila është rezistente ose pak elastike me rastin e aplikimit të terapisë konvencionale të mbajtjes së syzeve ose thjerrëzave kontakti dhe shërimit konvencional të ambliopisë.

Qëllimi i procedurave refraktive te fëmijët nuk është ajo që të lirohen nga varësia nga syzet ose thjerrëzat kontakti, siç është rasti me pacientët e moshuar te të cilët procesi i zhvillimit të shikimit ka përfunduar.

Sot ekziston shansi që te fëmijët e këtillë të zvogëlohet anizometropia ose të arrihet izometropia, si edhe plotësisht të korrigjohet gabimi i lartë refraktiv, shumë më mirë se sa me shërimin standard/konvencional, dhe kështu të zhvillohet funksioni sa më i mirë i shikimit, cilësia më e mirë e mprehtësisë së shikimit dhe shikimi binokular – stereo, me ç’rast lehtësohet trajtimi i ambliopisë me mbylljen e syrit më të mirë.

PSE KJO ËSHTË E RËNDËSISHME?

Në moshën kritike për zhvillimin e shikimit (nga mosha katër deri tetë vjeçe e jetës), korrigjimi i plotë i gabimit refraktar është i obligueshëm, por, natyrisht, në disa raste, bashkë me të gjitha përpjekjet, kjo është e pamundur të arrihet. Intoleranca mund të shkaktohet me mospërshtatshmëri fiziologjike me syze, anizeikoni dhe izovergjencë (madhësia e ndryshme dhe forma e objektit të fiksuar). Thjerrëzat e kontaktit nuk janë të përshtatshme në moshën e hershme.

Fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre ballafaqohen edhe me një stigmë e cila e shkakton problemin psikosocial. Shumica e fëmijëve të këtillë ka gabime ekstreme refraktive në njërin ose dy sytë, bashkë me ndonjë problem tjetër të syve (albinizmi, format e ndryshme të nistagmusit, retinopatia e fëmijëve të lindur para kohe…) ose me çrregullim tjetër mjekësor (autizmi, Sindroma e Doënit, paraliza cerebrale dhe çrregullimet tjera neuromuskulare).

Pa kirurgji refraktive këta fëmjë mbeten funkcionalisht të verbër, që domethënë se kanë funksion mjaft të dobët, të kufizuar të shikimit sepse trajtimi optik standard nuk u ndihmon.

Gabimi refraktiv i rendit të lartë në njërin ose të dy sytë, me dallim të konsiderueshëm midis syve (anizometropia), ka potencial të madh për zhvillimin e ambliopisë. Syri „më i mirë“ (me gabim më të vogël) e bart imazhin më të mirë dhe më të mprehtë të cilën e pranon qendra okcipitale për pamje në sy, sesa që këtë e bën syri tjetër (me dioptri më të madhe) të cilit i nevojitet korrigjimi më i madh, por megjithatë nuk e ka cilësinë e njëjtë të shëmbëllimit në krahasim me syrin dominues. Shkak i kësaj janë madhësia e ndryshme dhe forma kur shikohet përmes syzeve. Shërimi i ambliopisë kërkon okluzionin e syrit „më të dobët“, gjë që fëmija e pranon me vështirësi. Te mbajtja e syzeve arrihet kompromisi me vendosjen e njëfarë „baraspeshimi“ midis të dy syve dhe me korrigjimin e dioptrisë më të madhe, por kjo nuk është mënyrë efikase për zvogëlimin e ambliopisë.

Për disa kirurgjia refraktive paraqet daljen e vetme nga verbërimi funksional, kurse për të tjerët kjo është mënyrë efikase që të shtohet shërimi i miopisë.

Deri më tani, kirurgjia pediatrike me aplikimin e lazerit excimer e ka periudhën e gjatë të përcjelljes plotësuese dhe shumë publikime dhe studime të botuara për këtë temë të cilat dëshmojnë se kjo është teknikë efikase, e parashikueshme, e sigurt dhe stabile për korrigjimin e gabimeve refraktive të lartëpërmendura me potencial të madh ambliogjen.

Kjo është mënyrë që të arrihet izometropia dhe cilësia më e mirë e shikimit dhe e jetës në vitet e ardhshme.

Zgjidhjet tjera me të cilat mund të arrihet ky qëllim, kur lazëri nuk është i indikuar dhe kur shërimi konvencional është i padobishëm, janë procedurat tjera refraktive, kirurgjia me implantimin e thjerrëzave, gjë që e nënkupton implantimin e thjerrzës intraokulare me fako metodë, dhe ekstradiksioni i thjerrzës së kthjellët me implantimin PC IOL. Qëllimi i implantimit të thjerrzës intraokulare me metodë fako është që të korrigjohet gabimi refraktar i rendit të lartë duke e ruajtur thjerrzën biologjike, kristale, si edhe duke e ruajtur akomodacionin. Kjo procedurë është e indukuar për gabime refraktive të rendit të lartë jashtë diapazonit prej 6D dhe – 13D, madje edhe te vlerat D më të vogla kur kornetë e holla nuk janë të përshtatshme për korrigjim me lazer, kurse me thellësi përkatëse të dhomës së përparme nga 3,2mm. Te fëmijët kjo procedurë bëhet me anestezi të përgjithshme.

Lazeri excimer dhe kirurgjia refraktive në spitalin SVETI VID

Kirurgjia refraktive pediatrike me lazer në spitalin SVETI VID rreptësisht është e orientuar për indikacione mjekësore: gjendjet e anizometropisë serioze ose ametropitë e dyanshme të larta (miopia, hipermetropia ose astigmatizmi), me potencial të lartë ambliogjen te fëmijët te të cilët nuk mund të arrihet suksesi me terapi konvencionale me syze ose me thjerrëza kontakti, duke përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Bëhen me metoda përparimtare të ablacionit sipërfaqësor (PRK dhe LASEK), në diapazon prej -13 D deri 6 D, bashkë me trashësinë përkatëse të kornesë. Metoda LASIK është e ndaluar për aplikim te fëmijët.

Te procedurat të cilat bëhen në lazer excimer „Schwind Amaris“, bashkë me kontrollin përkatës rutinor paraoperativ, refraksionin cikloplegjik, matja me ultratingull e trashësisë së kornesë, topografisë korneale, dhe ballit korneal dhe okular të valëve.

Shumica e procedurave bëhet me anestezi të plotë, në ambient përkatës kirurgjik, me ekipin i cili ka përvojë shumëdekadëshe në secilin lloj të kirurgjisë së syve te fëmijët.

Procedurat refraktive kirurgjike te fëmijët në spitalin SVETI VID i bën prof. dr. Rudolf Autrata. Ai është një nga oftalmologët udhëheqës në botë, me numër të madh të publikimeve dhe studimeve të botuara në revistat oftalmologjike me indeks të lartë të citimit. Tërë jetën i është përkushtuar oftalmologjisë së fëmijëve, ka marrë shpërblime të shumta për punën e vet të jshtëzakonshme dhe për kontribut për zhvillim të oftalmologjisë së fëmijëve, sidomos të kirurgjisë refraktive te fëmijët.

Ka filluar të aplikojë kirurgjinë refraktive te fëmijët në fillim të viteve të njëzeta të shekullit XX, në Spitalin e fëmijëve në Universitetin Masarikov në Bërn, dhe ka nivelet më të larta në këtë fushë të pediatrisë. Si autor, është mjaft i cituar.

Sot kirurgjia refraktive te fëmijët është mjaft e pranuar në indikacionet rreptësisht mjekësore dhe bëhet në disa klinika të kualifikuara botërore universitare, duke e nënkuptuar kirurgjinë maksimale, nivel të lartë të përvojës dhe zbatim shumëvjeçar.

Nga këto vende, si edhe nga puna e prof. Autratës, ka kaluar pranimi mjaft pozitiv i këtyre procedurave si procedura të rregullta me rezultate stabile, të parashikueshme dhe të sigurta të cilat janë publikuar edhe në studimet e tyre (SHBA, Hjuston, Uashington, Nju Jork, Kalgari-Kanda, Alikante-Spanjë, MB, Itali etj.).

Në mesin e tyre tani gjendet edhe Spitali special SVETI VID, në Beograd, në Serbi, me cilësi të lartë të oftalmologjisë së fëmijëve dhe të kirurgjisë refraktare te fëmijët, me profesor Autratën, i cili tani është anëtar i ekipit dhe i cili është këtu, në spitalin SVETI VID, e ka krijuar edhe një qendër të madhe të kirurgjisë së syve për fëmijë.

Miopia progresive e lartë / Skleroplastika

Zhvillimi i miopisë së lartë kryesisht bëhet për shkak të shtimit të „pakontrolluar“ të kokërdhokut nëpër gjatësinë aksiale. Normalisht, te pacientët e rinj, forma dhe lakesa e thjerrëzës së syrit e kompenson këtë shtim të kokërdhokut. Ky proces emërtohet emetropizim.

Nganjëherë kjo nuk mjafton dhe zmadhimi i kokërdhokut e tejkalon diapazonin e emetropozimit dhe rezulton me vlerat e caktuara të miopisë. Indi i murit të kokërdhokut hollohet dhe pamja e segmentit të prapmë, retinës, e fiton pamjen e veçantë „miope“, të vogëlth dhe të lëndueshme, me rrezik të krijimit të ablacionit të retinës.

Për t’u ndalur rritja progresive i gjatësisë aksiale dhe për t’u zvogëluar zhvillimi i mëtejmë i miopisë, si edhe për t’u ruajtur indi i murit të kokërdhokut nga hollimi i mëtejmë dhe për t’u zvogëluar rreziku nga krijimi i ablacionit i retinës, rekomandohet skleroplastika si procedurë kirurgjike.

Kjo procedurë aplikohet tashmë me vjet.

Bëhet me anestezi të përgjithshme, tani me implante speciale biokompatibile të cilat kanë aplikim të gjerë edhe në shumë degë të tjera të mjekësisë (implanti kardiovaskular etj.). Nuk ka nevojë të qëndroni në spital, fëmija kthehet në shtëpi të njëjtën ditë, disa orë pas operimit.

Shikim kontrolli bëhet rreth tri javë pas operimit, e pastaj vijon përcjellja e mëtejme.

Zhvillimi i miopisë së lartë mund të jetë e etiologjisë së ndryshme ose të panjohur dhe mund të krijohet për shkak të predispozicionit gjenetik, në syrin pseudofak pas operimit të katarktit për shkak të humbjes së procesit kompensues të emetropizimit të thjerrëzës së syrit, gjë që është mirë e njohur dhe merret parasysh me rastin e kalkulimit për implant duke pasur parasysh moshën e fëmijës, pastaj në rastin e Sindromës Doën, ose te fëmijët e lindur para kohe ku është shkaktuar regresioni i stadit të retinopatisë.

Ptoza

ANOMALITË E BASHKËLINDURA NË KAPAKË, ANOMALITË E SEGMENTIT TË PËRPARMË TË SYRIT, PTOZA, OBSTRUKSIONET E KANALIT NAZOLAKRIMAL etj.

Kur i mbulon boshtet e shikimit në moshën deri 4 vjeç, ptoza paraqet kërcënim për zhvillim të shikimit normal të funksionit të këtij syri dhe prandaj duhet të korrigjohet. Kjo nuk është çështje e estetikës por e funksionit.

Obstruksioni i kanalit nazolakrimal te fëmijët manifestohet në ngushtimin e vazhdueshëm, fotofobinë dhe në infektime të shpeshta të syrit. Operimi duhet të bëhet me qëllim që të ndërpritet vija abnormale e lotëve dhe të parandalohet infektimi i mëtejmë me implanatimin e mikrogypëzave specialë të drenazhimit vetëm përkohësisht, për disa muaj. Kur të arritet përsëri komunikimi, gypëzat artificialë mënjanohen.

Çrregullimet e kornesë

ÇRREGULLIMET E BASHKËLINDURA DHE TË FITUARA TË KORNESË

Disa nga këto ndryshime sipërfaqësore në korne sot mund të shërohen me modalitetet e lazërit excimer.

Trajtimi PTK është i destinuar për mënjanimin e indit epital sipërfaqësor „të keqformuar“, dhe e lehtëson epitelizimin e kornesë.

PTK – keratektomia fototerapeutike përdoret për lehtësimin e rritjes epitele te erozionet recidive epitele, për t’u mënjanuar njollat sipërfaqësore, me ç’rast sipërfaqja e kornesë mbetet e mirë dhe e lëmuar. Në kombinim me PRK (kraktominë fotorefraktive) njëkohësisht mund të zgjidhet edhe tashmë problemi ekzistues refraktiv.

VIDEO PRILOZI
  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+