Dobračina 27 - Beograd
Upozoravamo javnost da postoje pokušaji zloupotrebe…
imena SVETOG VIDA lažnim predstavljanjem od strane drugih ustanova…
Adresa SVETOG VIDA je isključivo Dobračina 27 u Beogradu!

LIDERËT NË OFTALMOLOGJINË BOTËRORE MË SHUMË SE 20 VITE

PËR SPITALIN

Gjendet pikërisht në qendër të qytetit, në rrugën Dobraçina numër 27, afër sheshit të Republikës dhe teatrit popullor. Përfshin një hapësirë prej rreth 800 metrash katrorë me disa zyre dhe dhoma pritjeje, kabinete të shumta diagnostike, për diagnostikën bazë dhe shoqëruese, Degën për kardiologji, bllokun kirurgjik, qendrën për lazer, Shërbimin e infermierisë për vendosje komode të të sëmurëve pas anestezisë së përgjithshme, dyqanin optik me syze moderne për diell dhe syze korrigjuese, thjerrëza të kontaktit, qendrën unike për ambliopi në këtë pjesë të qytetit me zgjedhje të madhe të mjeteve për zmadhim, si edhe si ndihmë për pacientët me njollë të verdhë dhe me nerv të dëmtuar të syve.

Orari i punës: çdo ditë pune dhe të shtunën prej orës 8.00 deri 20.00.

VEPRIMTARIA

Spitali special SVETI VID është themeluar në vitin 1997. Me themelimin e tij ka filluar një erë e re e oftalmologjisë serbe. Ideja ka qenë që të përparohet oftalmologjia serbe dhe të tejkalohet zbrazëtia e cila me dhjetëvjetësha ka mbizotëruar në qarqet oftalmologjike serbe. Duke ofruar mundësi për zgjidhje të reja përkatëse dhe të dobishme, e jo vetëm për kirurgji sa për sy e faqe. Spitali Sveti Vid është bërë institucion dhe sinonim për oftalmologjinë më cilësore dhe më bashkëkohore.

Prandaj, për shërim të mirë nuk duhet të shkohet në botë të jashtme sepe oftalmologjia bashkëkohore cilësore është bërë realitet në zemër të Beogradit. Dhe këtë që nga momenti i parë i themelimit të këtij spitali.

Spitali special SVETI VID, e ka sjellë teknologjinë më të re të cilësisë më të lartë dhe metodat më prestigjioze kirurgjike dhe diagnostike për zgjidhjen e problemit të syve. Në këtë mënyrë oftalmologjisë serbe i imponohen qëndrimet dhe normat e reja, bashkëkohore për shërimin e sëmundjeve të syve, me efekte shumë më të mira në pikëpamje të ruajtjes së sistemit të shikimit. Prandaj, drejtimet e reja për zhvillimin e oftalmologjisë serbe janë vënë. Këtu, në një pjesë të vogël të Evropës, në zemër të Beogradit, tani ekziston shpresa për një mori të tërë të oftalmologëve të rinj që të njihen me mundësitë e Kirurgjisë bashkëkohore të syve sot, e cila nuk është vetëm imazh nga librat e huaj shkollorë, por kirurgji e vërtetë, për të larguar barrën e qëndrimeve të trashëguara dhe të vjetëruara.

DIAGNOSTIKA

Në disa ordinanca të pajisura në mënyrën më të mirë të mundshme do t’ju presë personeli gjentil dhe do t’ju rekomandojë zgjidhjen më të mirë për problemin tuaj. Kontrolli gjithëpërfshirës oftalmologjik e nënkupton edhe trajtimin për të gjitha struktura në sy, edhe të segmentit të përparmë edhe të prapmë, për t’u shqyrtuar problemi në tërësi.

Kabineti për destinime specifike:

- Kabineti për diagnostifikim me ultratingull – për zbulimin e ndryshmeve të strukturave më të thella në sy, në trupin qelqor, në retinë dhe orbitë (gjakrrjedhja, ablacioni i retinës, ndryshimet tumoriale etj.). veçanërisht në gjendjet e mediumeve jo të tejdukshme të përparme siç është katarakti, ose gjakrrjedhja në dhomën e përparme, gjë që nuk e lejon këqyrjen në strukturën e prapme.

- Kabineti për pahimetri dhe topografi korneale të kompjuterizuar (pasqyrimi i maksimumit të valëve – wave front imaging) – Ky është trajtim bashkëkohor diagnostik për përkufizimin e problemit në korne: përkufizmi i trashësisë së kornesë, zbulimi i hershëm i kerakotonusit ose çrregullimeve të tjera degjenerative të kornesë, anomalitë korneale dhe refraktive, si edhe ndryshimet e shkaktuara me mbajtjen e thjerrëzave të kontaktit. Një kontroll i këtillë është i domosdoshëm para procedurës refraktive.

- Kabineti për zbulimin e hershëm të glaukomës – për zbulimin e ndryshimeve të para asimptomatike në nivel të shtresës së fijeve nervore – OCT.

- Kabineti për fushë pamore të kompjuterizuar, me testet e veçanta për ekzaminimin e funksionit të nervit të syve ose makulës – njolla e verdhë..

- Fundus kamera – për incizimin e enëve të gjakut të fundit të syrit me kontrast i cili aplikohet në mënyrë intravenoze. Kjo është procedurë e pacenueshme për përkufizim të ndryshimeve diabetike në fundin e syrit që duhet të shërohet me fotokoagulim me lazer, si edhe ndryshimi në makulë (njolla e verdhë), para aplikimit të fototerapisë fotodinamike (FDT). Gjithashtu, fundus kamera, ndihmon edhe te incizimi i ndryshimeve në papilë të nervit të syrit për t’u përcjellë objektivisht edhe ndryshimet e kontrolluara të glaukomës dhe për t’u vlerësuar efektet e terapisë së aplikuar.

- Kabineti me lazer: – fotokoagulimi me lazer – shërimi i ndryshimeve diabetike në fundin e syrit, – Yag-lazer kapsulotomia (hapja me lazer e pjesëve të trashura fibroze të kapsulës së prapme të syrit).

- Lazer iridotomia, për trajtim të llojeve të veçanta të glaukomës.

- Yag laser u tretmanu fibroznih zadebljanja zadnje kapsule sočiva.

- Lazer iridotomia për tipa të caktuar të glaukomës. Oftalmologjia e fëmijëve: skleroplastika, operimi i strabizmit, kirurgjia refraktive me lazer dhe kirurgjia me implantimin e thjerrëzës në indikacione të caktuara te fëmijët, problemet e kanalit lakrimal, ptoza etj.

OPTIKA

Ekziston optika moderne e cila ofron përpunim jashtëzakonisht të saktë të qelqeve më të mira korrigjuese. Linjat moderne, kornizat atraktive dioptrike dhe syzet për diell: Vogue, Valentino, Escada, Dior, Roberto Cavalli, Vivien Westwood, Simpsons, Seventeen… Kabineti për thjerrëza të kontaktit ofron thjerrëza cilësore, si edhe thjerrëza me ngjyrë.

QENDRA PËR AMBLIOPI

Me gjeneratën e re të pajisur të aparateve për përmirësim të sistemit të shikimit të dobët, me thjerrëza zmadhuese, me sisteme teleskopike, celulare dhe për përdorim shtëpiak, të shkallës së ndryshme të zmadhimit, për ata për të cilët të lexuarit dhe orientimi në hapësirë janë problematike për shkak të makulës ose të nervit të dëmtuar të syrit. Prezantimi dhe demonstrimi, si edhe të mësuarit e njerëzve që të përdorin pjesën e mbetur të sistemit të shikimit organizohen në Optikë. Ka vend dhe kohë për zgjedhjen individuale të obsionit adekuat. Kjo është ndihmë e madhe veçanërisht për fëmijët e shkollës me sistem të dëmtuar të shikimit.

QENDRA PËR APLIKIM TË TERAPISË FOTODINAMIKE! – FDT

FDT
KIRURGJIA E SYRIT – DEGA PËR KARDIOLOGJI

Spitali SVETI VID i ndryshon dhe i bën më bashkëkohore metodat e vjetëruara dhe të tejkaluara të cilat janë rrënjosur thellë në oftalmologjinë serbe. Ajo i ka sjellë metodat bashkëkohore kirurgjike të cilat janë bërë zyrtare në botën e oftalmologjisë sot, edhe përkundër botëkuptimeve të vjetëruara të ngulitura kudo rreth Spitalit Special SVETI VID. Kjo ka ndikuar në mënyrë pozitive në oftalmologjinë e vendit dhe është me rëndësi të madhe për ndryshimin e qëndrimeve të vjetëruara në mbarë shtetin. Ky kontribut në oftalmologjinë serbe është i pranishëm edhe në shërimin e kataraktit (fakoemulzifikimi, aqualiza) dhe glaukoma, në kirurgjinë refraktive (excimer lazer, shumë lloje të thjerrëzave për vendosje duke përfshirë edhe implantet multifokale), në kirurgji vitreoretinale.

Përveç kësaj, terapia fotodinamike (FDT) me verteporfinë (Visudyne) për disa forma të neuvaskularizimit horoid veçanërisht ka ndikuar në ndryshimin e botëkuptimeve të çrregullimeve makulare. Procedurat mahnitëse rikonstruktive për përmirësimin e shërimit të mëparshëm joadekuat në kirurgjinë e segmentit të përparmë të syrit, si edhe implantimi i thjerrëzave dytësore, kirurgjia e glaukomës, kirurgjia e strabizmit etj., paraqesin vetëm një pjesë të vogël të programit të madh të spitalit SVETI VID. Sveti Vid është vetëm një nga disa qendra në botë në të cilat ndërmerret kirurgjia maestrale e implantimit „kornetë artificiale“ te pacientët pas lëndimit, kur transplantimi nuk është adekuat për shkak të rrezikut të refuzimit të indit të kornesë (në mesin e 250 operimeve të para në botë). Spitali special SVETI VID që nga vetë fillimi i punës së vet po bën përpjekje që të edukojë popullsinë, si dhe mjekët dhe pacientët, duke besuar se me ndryshimin e qëndrimeve mund të parandalojë zhvillimin e gjendjeve terminale.

Si rrjedhim, dukuria e verbërimit të krijuar të panevojshëm te popullsia serbe do të zvogëlohej.

 

  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+