Dobračina 27 - Beograd
Obavešteni smo da postoje pokušaji lažnog predstavljanja…
…imenom SVETOG VID-a u različitim krajevima balkana…
…i ovim putem želimo da ukažemo na ovu zloupotrebu našeg imena.
Upozoravamo posetioce sajta da je adresa Specijalne bolnice SVETI VID
…isključivo Dobračina 27 u Beogradu i jedina lokacija na kojoj naši lekari rade…
…sve ostale informacije o gostovanjima naših lekara van Beograda su NETAČNE.
Youtube Youtube Twitter Google +

Strabismi

STRABIZMI /VËNGËRIA/ MË NUK ËSHTË GOGOL

Strabizmi, përkatësisht vëngëria e paraqet anomalinë e pozitës së syve dhe të të pamurit binokular, në fakt anomalinë motorike dhe sensore. Në fakt, kjo është pamundësi e drejtimit të njëkohshëm sinokronik të të dy syve, përkatësisht e boshteve të të pamurit në drejtim të qëllimit – pikës e cila fiksohet. Me këtë është çrregulluar formimi i figurës unike duke e shikuar me të dy sytë.

Kjo parregullsi mund të jetë diskrete, e fshehur (heteroforia), kur me ndihmën e fuzionit të dy boshtet e të pamurit mund të sillen në pozitë paralele (përkatësisht, ajo që është parë veçmas, me secilin sy, bashkohet në një fotografi). Por mund të jetë edhe parregullsi e qartë, manifestuese (heterotropia).

Format e ndryshme dhe shkaqet e paraqitjes

Ka më shumë lloje të strabizmit. Paraqitet si: i lindur, i fituar, duke anuar në drejtim të hundës ose me ndërulje alternative – kur në mënyrë alternative fiksohen, me përcjelljen e lëvizjes së syrit të shëndosh, ose duke qëndruar në të njëjtën pozitë. Shkaqet e krijimit janë të shumta. Strabizmi mund të jetë i lindur, me manifestim të jashtëm – deri në muajin e gjashtë të jetës, ose më vonë – nga dy deri në gjashtë vjet. Mund të bashkohet me çrregullimet neurologjike, dobësitë ose parregullsitë në bashkimet e muskujve të syve, me nistagmus (me titrimin e syve) ose pa të.

Mirëpo, paraqitet edhe si pasojë e korrigjimit joadekuat të dioptrisë, dallimet në dioptri të të dy syve, për shkak të akomodacionit tepër të madh, te hiperopia e shprehur.

Ambliopia është shoqërues i shpejt i strabizmit, e ai është pasojë ose e anomalisë së lindur ose e korrigjimit joadekuat të dioptrisë. Nëse miopia nuk është trajtuar me kohë, në fëmijërinë e hershme, kjo më vonë shkakton problem të madh, sepse është faktor vendimtar në zgjedhjen e profesionit.

Formimi i të të pamurit të regullt

Për formimin e të pamurit të rregullt binokular, është e nevojshme që fotografia e cila krijohet në pikat korrespondente në rrjetëz (retinë) të të dy syve të jetë e mprehtë. Të pamurit binokular formohet intensivisht nga muaji i tretë deri në tri vjet, e pastaj pak më ngadalë – deri në tetë vjet.

Për tërë këtë nevojitet:

• pozita normale e syve
• aparati i shëndosh refraktiv, dioptria mirë e korrigjuar
• anatomia e ruajtur dhe funksioni i muskujve të syve dhe i nervave
• tejpashmëria e ruajtur e të të gjitha pjesëve të syrit të cilat e lëshojnë dhe e përthyejnë dritën (kornea, thjerrëza, trupi qelqor)
• funksioni i ruajtur i kornesë dhe i nervit të syve
• qendra e ruajtur për të pamur në tru, ku arrijnë dhe analizohen ngacmimet e të pamurit dhe formohet fotografia më e qartë.

Shërimi adekuat

Nëse strabizmi është krijuar herët, deri në muajin e gjashtë të jetës, është i nevojshëm operacioni i hershëm, më së voni deri në dy vjeç, me të cilat arrihen rezultatet shumë më të mira se sa kur shtyhet operacioni për më vonë. Nëse strabizmi paraqitet më vonë, shkak më i shpeshtë i të cilit është dioptria e lartë ose dallimi në dioptri në të dy sytë, ose akomodacioni tepër i madh – së pari zgjidhet problemi i dioptrisë, bashkë me trajtimin okluziv (mbyllja alternative e syrit “më të mirë” dhe shtytja/angazhimi më i madh i syrit “më të dobët” , e pastaj edhe kirurgjia e strabizmit rezidual.

Gabim i madh është nëse humbet kohë dhe shtyhet ndërhyrja kirurgjike deri në pubertet, si edhe nëse nuk përdoren mundësinë të cilat i ofron sot oftalmologjia për zgjidhjen e problemit të dioptrisë, me të cilat fëmijës i jepet shans i madh që të zvogëlojë mipoinë. Për këtë arsye është me rëndësi të jashtëzakonshme të insistohet për korrigjimin e mirë të dioptrisë, dhe këtë shumë herët!

Nuk ka kurrfarë arsyetimi të bëhen lëshime në zhdukjen e miopisë te fëmijët me korrigjim të mirë të dioptrisë (rëndësia jashtëzakonisht e madhe e korrigjimit me laser) dhe me kirurgji të rregullt të strabizmit.

Ky tekst i është kushtuar aksionit të cilin Spitali special SVETI VID po e zbaton në luftën kundër zhdukjes së miopisë në hapësirat tona dhe po ua jep shansin fëmijëve pa prindër që t’u ndihmohet në mënyrë adekuate.

VIDEO PRILOZI
  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+