Submitted by wollson on Hën, 02/18/2019 - 15:05
 

Kirurgu vetreoretinal dhe refraktiv

Profesor i oftalmologjisë,
Bashkëpunon me Departamentin për Oftalmologji të Fakultetit të Mjekësisë të
Universitetit Semmelweis në Budapest

Anëtar i ekipit të ekspertëve të Spitalit SVETI VID, Beograd

Kirurgu i jashtëzakonshëm vitreoretinal me publikime të shumta në revistat profesionale, me prezantime të dalluara në kongreset ndërkombëtare të kirurgjisë vitreoretinale.

Ai merret me problemet e retinës dhe trupit qelqor të kokërdhokut (kirurgjia vitreoretinale) me përcaktim të veçantë për problemet e makulës dhe realizimin e kirurgjisë makulare e cila nuk është serike.

Përveç kësaj, është i përkushtuar edhe ndaj kirurgjisë së segmentit të përparmë, veçanërisht ndaj kirurgjisë së kataraktit dhe procedurave refraktive lazerike dhe kirurgjike të implantimit të thjerrëzave.

Me një përvojë shumë të madhe klinike arrin rezultate fantastike në kirurgjinë vitreomakulare dhe në zgjidhjen e problemeve makulare që deri para pak kohe kanë qenë të paoperueshëm (rupturat e makulës, membranat makulare – membranat epiretinale, sindroma vitreomakulare trakcionale, etj.).

Është njëri prej kirurgëve të parë në Evropë i cili ka filluar me aplikimin e kirurgjisë vitreoretinale e cila është më se paku invazive duke përdorur instrumentet 25 gauge dhe 23 gauge, e cila gjë paraqet komfor të veçantë për pacientin: kirurgjia vitreoretinale pa qepje me shërim të shpejt, siç është kirurgjia e segmentit të përparmë, me rezultate të shkëlqyera postoperative.

Duke punuar në të njëjtën kohë si kirurg i segmentit të përparmë dhe si kirurg vitreoretinal, është njëri prej mjekëve të parë i cili ka filluar me aplikimin e operacionit të kombinuar të kataraktit dhe vitreoktomisë (fakovitrektomia), që është me rëndësi të veçantë në zgjidhjen e problemit të retinopatisë diabetike dhe kataraktit, si një procedurë e cila është më së paku invazive, me përdorimin e tamponadës të gazit (një kirurgji), si dhe me përdorimin e tamponadës të silikonit në raste të përparuara.

Në rastet e rënda të retinopatisë diabetike aplikon edhe kirurgjinë vitreoretinale bilaterale nëse kjo është e domosdoshme.

Në trajtimet e njollës së verdhë i përdor mundësitë të gjëra diagnostikuese dhe teknikat terapeutike me aplikimin e terapisë fotodinamike (PDT) të drejtuar me monitorimin 3D OCT, si dhe aplikimin intravitreal të anti-VEGF, me rezultate të shkëlqyera postoperative.

Merr pjesë në programet edukative për kirurgët vitreoretinal në mbarë botën. Në periudhën prej muajit shtator të vitit 1996 deri në muajin maj të vitit 1997 ka punuar në Departamentin për retinë të Klinikës së Syrit dhe Veshit në Fakultetin e Mjekësisë të Harvardit në Boston, Masaçusets (Massachusetts Eye and Ear Infirmary) ku ka qenë i përfshirë në hulumtimin e mekanizmit të neovaskularizimit.

Ai është anëtar i Shoqatës të Oftalmologëve dhe Dhomës Mjekësore të Hungarisë, Akademisë Amerikane për Oftalmologji (AAO), Shoqatës Amerikane dhe Evropiane të Specialistëve Vitreoretinal (AVRS, EVRS), Shoqatës Evropiane për Retinë (EU retina) etj.

Ka qenë shef i Departamentit të oftalmologjisë në Spitalin Arsimor të Qarkut “Petz Aladar” në Gyor, Hungaria.
Punon si profesor i asociuar i oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Semmelweis në Budapest.

Është anëtar i ekipit të ekspertëve të Spitalit Sveti Vid në Beograd.

Bereczki Arpad