Submitted by wollson on Hën, 02/18/2019 - 11:48

DIABETI DHE SYRI

Diabeti paraqet problem metabolik i cili nënkupton jo mundësinë ose mundësinë e zvogëluar të qelizave që të përdorë glukozën nga gjaku, kurse niveli i glikemisë në gjak është i lartë për shkak të pushimit të plotë ose zvogëlimit të tajitjes së insulinës nga ana e pankreasit. Ky hormon tajitet në pankreas dhe i ndihmon qelizës të përdorë glukozën. Për shkak të mungesës së insulinës, niveli i glukozës në gjak është i lartë kurse, njëkohësisht, qelizat nuk mund ta kenë. Pra, e kemi një situatë me nivele të larta të glukozës në gjak dhe, njëkohësisht, me mungesë në qelizë gjë që quhet hiperglikemi. Si rrjedhim i kësaj, në trup vjen deri te ndryshimet mozaike: në enët e gjakut në përgjithësi, në zemër, në veshkë, në tru, në ind nervor dhe në sy. Ndryshimet specifike vërehen lehtë me rastin e kontrollit të fundit të syrit përmes bebëzes së zgjeruar. Shpesh pikërisht oftalmologu i pari dyshon për diabet, para se që pasqyra klinike shfaqet qartë.

Proceset specifike biokimike zhvillohen në rast të nivelit të shtuar të glukozës në gjak dhe mungesës së saj në qeliza, bashkë me ndryshimet e mëdha në cilësi dhe përshkueshmërinë e mureve të enëve të gjakut. Mungesa e ushqimit adekuat e indeve (iskemia) krijon kushte më të volitshme për krijimin e vaskularizimit të ri jofunksional i cili pëlcet lehtë.

Kryesisht në vend të iskemisë paraqiten të të ashtuquajturit faktorët e rritjes të cilët paraqesin stimulusin për zhvillim të këtyre enëve të gjakut të sapokrijuara. Tërë kjo ndikon në dobësimin e sistemit të shikimit të pacientit për shkak të gjakrrjedhjes së përsëritur në pjesën e parpme dhe formimit të membranës me efekte të tërheqjes së retinës e cila sjellë deri te verbërimi nëse nuk operohet me kohë. Me fotokoagulimin argon me lazer të rregullt shtyhet ky moment por shtyhet edhe operimi. Kjo kërkesë është para kirurgjisë vitreoretinale, por vetëm kirurgjia vitreoretinale mund të shpëtojë dhe të ruajë sistemin e shikimit funksional.

Kirurgjia vitreoretinale është këtu, në spitalin Sveti Vid, në nivel mjaft të lartë, siç është rasti me klinikat botërore vitreoretinale të nivelit më të lartë (shih linkun për ablacion të retinës)