Submitted by wollson on Hën, 02/18/2019 - 11:46

QASJA TERAPEUTIKE NDAJ PROBLEMEVE TË NJOLLËS SË VERDHË

Qasja terapeutike deri në kohën e para disa viteve ka qenë shumë e ngushtuar, kurse sot mund të veprohet edhe në rastin e formave shumë agresive – në kuptimin që të ndalohet përparimi i sëmundjes, në qoftë se reagohet me kohë.
Gjithsesi, parandalimi dhe eliminimi i faktorëve të rrezikut janë ende në vendin e parë.

VEPRIMI PARANDALUES

Njohja e hershme e problemit dhe aplikimi i terapisë në kohën e duhur redukton rrezikun nga humbja fudroajante, e pakthyeshme të shikimit qendror. Gjatë operacionit të kataraktit, veçanërisht nëse tek pacienti njëkohësisht ekziston edhe dëmtimi i makulës, sot gjithnjë e më shumë këshillohet vendosja e thjerrëzave intraokulare të lakueshme me filtër të integruar, i cili absorbon dhe bllokon depërtimin e dritës UV dhe dritës blu. Me këtë vepron në mënyrë mbrojtëse (protektive) në makulën (ashtuquajtura njolla e verdhë ose thjerrëzat intraokulare natyrale). Kjo është njëra prej formave të veprimit parandalues.

DIAGNOSTIFIKIMI ME KOHË

Diagnoza diferenciale e tipeve të sëmundjeve të makulës përcaktohet me ekzaminimin klinik, me incizimin e fundit të syrit me dhe pa kontrast (angiografia) dhe me procedurën diagnostifikuese më të fundit – OCT (tomografia optike koherente) e cila jep prerje fantastike, pothuajse histologjike përmes makulës dhe paraqitjen tredimensionale të detajuar të saj.

Në këtë mënyrë me lehtësi diferencohen dy trajta kryesore të formës së lagësht të degjenerimit makular – okult dhe klasik, mundësitë terapeutike dhe prognoza e të cilave kanë dallime, kurse me ndihën e diagnostifikimit OCT në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë zbulohen edhe shumë procese tjera në makulë (edeme, fenomenet trakcionike dhe të ngjashme).

TERAPIA FOTODINAMIKE

Me aplikimin e terapisë fotodinamike (PDT) arrihet shkatërrimi i enëve të këqija të gjakut – në mënyrë të synuar, pa dëmtimin e indit përreth, gjë që nuk ka qenë rasti me gjeneratën e mëparshme të laserëve termal. Ky lloj i terapisë kryhet vetëm në Spitalin Special SVETI VID, ku problemit të degjenerimit makular i kushtohet vëmendja e veçantë.

KIRURGJIA E MAKULËS

Qasja kirurgjikale, e cila aplikohet gjatë viteve të fundit, është ashtuquajturi translokacioni ose zhvendosja e makulës. Kjo është një ndërhyrje komplekse, e cila aplikohet te një numër i kufizuar i rasteve, dhe pjesa më e madhe e problematikës zgjidhet në mënyrë më të thjeshtë me futjen e barit në vitreus (anti VEGF) në mënyrë të izoluar ose në kuadër të vitrektomisë. Kirurgjia rutinore e cila realizohet këtu është kirurgjia e çarjes në njollën e verdhë (macular hole), si dhe kirurgjia e rrudhave në makulë (mucular pucker).

fotodinamska-terapijapresek-oka