Dobračina 27 - Beograd
Upozoravamo javnost da postoje pokušaji zloupotrebe…
imena SVETOG VIDA lažnim predstavljanjem od strane drugih ustanova…
Adresa SVETOG VIDA je isključivo Dobračina 27 u Beogradu!
Youtube Youtube Twitter Google +

Emrat më të njohur të oftalmologjisë botërore në ekipin e Sveti Vid-it

Ekipi I profesionistëve

Prof. dr Pavel Rozsival

Prof. Dr Pavel Rozsival

Në krye të Degës së kirurgjisë refraktive, për të rritur dhe të kirurgjisë së segmentit të përparmë të syrit, kataraktit dhe glaukomës, është prof. Dr. Pavel Rozsival, drejtor i klinikës së oftalmologjisë së Universitetit Charles, Hradec Kralove, Çeki, shumë vjet kryetar i Shoqatës Oftalmologjike të Çekisë, anëtar i këshillit shkencor në Fakultetin e Mjekësisë në Unversitetin e Çarlsit dhe në Ministrinë e Shëndetësisë në Çeki. Anëtar i asociacioneve më të njohura oftalmologjike ndërkombëtare, ESCRS (European Society of Cataract and Refractive Surgery), AAO (American Academy of Ophthalmology), ISRS (Internacional Society of Refractive Surgery), anëtar i bordit i Shoqatës Internacionale për Implante Intraokulare (IIC-Intraocular Implant Club). Në mesin e mirënjohjeve të shumta janë edhe THE HONOUR OF EXCELENCE dhe THE GREAT MIND IN Ophthalmology.

Autor i disa qindra punimeve shkencore, të publikuara në revistat prestigjioze profesionale, me mbi 700 ekspoze profesionale në kongreset e vendit dhe ndërkombëtare, tani me mbi më shumë se 40.000 operime në sy, operime të kataraktit, në rastet më të ndërlikuara, shpesh në kufijtë e operabilitetit, duke e kthyer funksionin e të të parit, operimin e glaukomës, implantimin e thjerrëzave intraokulare, transplantimin e kornesë, operimin në retinë, aplikimin e lazerit excimer për korrigjimin e dioptrisë dhe në terapitë e kornesë, procedurat corneal cross të linkingut te keratokonusi.

Veçanërisht theksohet me kontribut të vet për zhvillimin e oftalmologjisë në botë, për çfarë ka marrë mirënjohje të numërta.

Nga ana e Qendrave Biografike Internacionale në Angli dhe në Nju-Jork, është vlerësuar si një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm të shek. XX dhe XXI, dhe është shpërblyer me dekret për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e oftalmologjisë dhe të arriturat në përparimin e mjekësisë.

Citohet në disa botime të edicionit “Who’s Who in the World”.

Në mesin e mirënjohjeve të numërta në botë për të arritura të jashtëzakonshme dhe risi në oftalmologjinë bashkëkohore është edhe shpërblimi në Kongresin Internacional të Mjekësisë Inovative.

Nga themelimi i Spitalit Special Sveti Vid është pjesë e ekipit, duke kontribuar që në zemër të Beogradit, të fillojë të jetojë oftalmologjia më e njohur e nivelit më të lartë.

 

Prof. Dr Rudolf Autrata

Prof. Dr Rudolf Autrata

Në krye të Degës së Oftalmologjisë së fëmijëve është prof. Dr. Rudolf Autrata, PhD, MBA

Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

Kryetari i Shoqatës Çeke për Oftalmologji të Fëmijëve dhe për Strabizëm

Anëtar i Bordit shkencor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Masarikov në Bërno

Anëtar i shquar i Shoqatës më të njohur Internacionale i Oftalmologjisë për fëmijë.

Nga vetë fillimi i është përkushtuar pediatrisë dhe oftalmologjisë së fëmijëve, me tezat e doktoratës në fushën e aplikimit të lazerit excimer dhe për qëllime terapeutike dhe refraktive te fëmijët e moshës parashkollore, me qëllim të zvogëlimit të ambliopisë. Një nga të parët në botë, i cili gati para dy dhjetëvjetëshash e ka filluar punën e pionierit në luftën për zvogëlimin e ambliopisë te fëmijët në moshën e hershme, në situata të veçanta, të cilat e kanë gjeneralizuar ambliopinë. Për kontribut të vet në zhvillimin e oftalmologjisë së fëmijëve në botë, shumëherë është shpërblyer me mirënjohje të numërta botërore, në mesin e të cilave edhe me SHPËRBLIM TË PARË për studim shumëvjeçar në aplikimn e lazerit excimer te fëmijët në moshën parashkollore në indikacione speciale për zvogëlimin e ambliopisë.

Sot është një na autorët më të cituar, me disa qindra publikime në revistat prestigjioze, të vlerësuara me indeks të lartë profesionalizmi me temën e problematikës oftalmologjike te fëmijët dhe për zgjidhjen kirurgjike të llojeve të ndryshme të strabizmit, kirurgjisë së skleroplastikës, glaukomës së bashkëlindur, ptozës, kirurgjisë së rrugëve të lotëve, procedura refraktive te fëmijët, procedura terapeutike në korne (PTK, CCL) dhe etj. Krahas rëndësisë së jashtëzakonshme të cilën e ka lënë për fushën e kirurgjisë refraktive të fëmijëve, profesor dr. Rudolf Autrata me përvojë jashtëzakonisht të madhe në mënyrë maestrale i zgjidh format e ndryshme të shtrembërimeve të ndërlikuara të syrit (strabizmi paralitik, strabizmi në sindroma të ndryshme, pas operimit të tumorit dhe e të ngjashme).

Me angazhimin në ekipin e Sveti Vidit, e ka bërë të mundur që oftalmologjia bashkëkohore e fëmijëve të fillojë të jetojë në këto hapësira, me çfarë Sveti Vid është përfshirë në zinxhirin e Klinikave oftalmologjike të pakta botërore pediatrike të specializuara cilësore të cilat janë duke e marrë me oftalmologjinë e fëmijëve të nivelit të lartë.

Profesor – konsultant – Shef i Degës së Oftalmologjisë së Fëmijëve në Spitalin Sveti Vid, Beograd, Serbi.

 

Prof. dr Šárka Pitrová

Prof. dr Šárka Pitrová
anëtare e EBO (Këshillit Evropian për Oftalmologji), Departamenti për Oftalmologji i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Masarikov në Bërno, Çeki, Spitali Special Sveti Vid, Beograd, Serbi.

Anëtare e ekipit të spitalit Sveti Vid. Ndër emrat kryesorë të oftalmologjisë botërore së bashku me prof. Pavel Rozsival dhe prof. Rudolf Autrata.

Njohës i madh dhe mësues i shkëlqyer, për shumë vite me radhë ndanë diturinë e saj kolosale me studentet e mjekësisë dhe oftalmologët e rinj.

Si njohës në fushën e oftalmologjisë, një kirurg me përvojë shumë të madhe dhe profesor universitar, ajo është përgjegjëse për arsimimin e studentëve të mjekësisë dhe studentëve të studimeve pasuniversitare. Për më shumë se 20 vite mban ligjërata dhe provime. Ka marrë pjesë në arsimimin e një vargu të ekspertëve në fushën e oftalmologjisë në mbarë botën.

Punimet e veta shkencore i ka prezantuar në mbledhjet prestigjioze shkencore. Ajo është hulumtues i shquar në projektet e shumta të Qeverisë dhe Ministrisë së shëndetësisë të Republikës Çeke.
Ajo ka botuar një varg të punimeve dhe ka marrë pjesë në shkrimin e disa teksteve shkollore për studentët e mjekësisë dhe specialistët në fushën e oftalmologjisë.

Sferat e saja kryesore të interesimit në fushën e oftalmologjisë janë mikrokirurgjia e segmentit të përparmë të syrit, dhe atë kryesisht kataraktit dhe glaukomës dhe mikrokirurgjia e kataraktit me aplikimin e Femto laserit, kirurgjia rikonstruktive posttraumatike dhe plastike të regjionit të syrit.

Ajo është posaçërisht e përkushtuar për diagnostifikimin dhe trajtimin kirurgjik të rasteve më të rënda të glaukomës dhe kataraktit, dhe me sukses aplikon teknikat dhe teknologjitë më të fundit. Për shumë vite me radhë është e angazhuar në hulumtimet shkencore dhe punën në zhvillimin e implanteve të reja në oftalmologji, sidomos në kirurgjinë e glaukomës (implanti Ahmed, Ex-press, etj.).

Te rastet e glaukomës aplikon diagnostifikimin gjithëpërfshirës të plotë, duke u mbështetur kryesisht në përvojën e saj klinike shumë të madhe. Në trajtimin e glaukomës aplikon mënyrat e ndryshme të teknikave moderne të mikrokirurgjisë. Këto teknika të modifikuara janë të përshtatura për secilin rast individual dhe japin rezultate të shkëlqyera. Ajo ka një reputacion të madh në fushën e oftalmologjisë dhe është e njohur si një person me njohuri të madhe dhe me aftësi për të kryer me sukses operacione shumë të rrezikshme dhe për të shpëtuar pjesën e mbetur të funksionit të shikimit në raste gati të humbura. Deri në detaje më delikate e ekzaminon secilin rast i cili është para saj.

Është kryetare e Shoqatës Oftalmologjike të Çekisë, nënkryetare e Shoqatës për Oftalmologji Ambulatore, përfaqësuese e Çekisë në EBO (Këshilli Evropian për Oftalmologji), anëtare e ASCRS (Shoqata Amerikane për Kirurgji të Kataraktit dhe Kirurgji Refraktive), ESCRS (Shoqata Evropiane për Kirurgji të Kataraktit dhe Kirurgji Refraktive), EGS (Shoqata Evropiane për Kirurgji të Glaukomës), WGS (Shoqata Botërore për Kirurgji të Glaukomës) dhe AAO (Akademia Amerikane Oftalmologjike).

 

Prof. Dr Bereczki Arpad

Prof. Dr Arpad Bereczki

Kirurgu vetreoretinal dhe refraktiv

Profesor i oftalmologjisë,
Bashkëpunon me Departamentin për Oftalmologji të Fakultetit të Mjekësisë të
Universitetit Semmelweis në Budapest

Anëtar i ekipit të ekspertëve të Spitalit SVETI VID, Beograd

Kirurgu i jashtëzakonshëm vitreoretinal me publikime të shumta në revistat profesionale, me prezantime të dalluara në kongreset ndërkombëtare të kirurgjisë vitreoretinale.

Ai merret me problemet e retinës dhe trupit qelqor të kokërdhokut (kirurgjia vitreoretinale) me përcaktim të veçantë për problemet e makulës dhe realizimin e kirurgjisë makulare e cila nuk është serike.

Përveç kësaj, është i përkushtuar edhe ndaj kirurgjisë së segmentit të përparmë, veçanërisht ndaj kirurgjisë së kataraktit dhe procedurave refraktive lazerike dhe kirurgjike të implantimit të thjerrëzave.

Me një përvojë shumë të madhe klinike arrin rezultate fantastike në kirurgjinë vitreomakulare dhe në zgjidhjen e problemeve makulare që deri para pak kohe kanë qenë të paoperueshëm (rupturat e makulës, membranat makulare – membranat epiretinale, sindroma vitreomakulare trakcionale, etj.).

Është njëri prej kirurgëve të parë në Evropë i cili ka filluar me aplikimin e kirurgjisë vitreoretinale e cila është më se paku invazive duke përdorur instrumentet 25 gauge dhe 23 gauge, e cila gjë paraqet komfor të veçantë për pacientin: kirurgjia vitreoretinale pa qepje me shërim të shpejt, siç është kirurgjia e segmentit të përparmë, me rezultate të shkëlqyera postoperative.

Duke punuar në të njëjtën kohë si kirurg i segmentit të përparmë dhe si kirurg vitreoretinal, është njëri prej mjekëve të parë i cili ka filluar me aplikimin e operacionit të kombinuar të kataraktit dhe vitreoktomisë (fakovitrektomia), që është me rëndësi të veçantë në zgjidhjen e problemit të retinopatisë diabetike dhe kataraktit, si një procedurë e cila është më së paku invazive, me përdorimin e tamponadës të gazit (një kirurgji), si dhe me përdorimin e tamponadës të silikonit në raste të përparuara.

Në rastet e rënda të retinopatisë diabetike aplikon edhe kirurgjinë vitreoretinale bilaterale nëse kjo është e domosdoshme.

Në trajtimet e njollës së verdhë i përdor mundësitë të gjëra diagnostikuese dhe teknikat terapeutike me aplikimin e terapisë fotodinamike (PDT) të drejtuar me monitorimin 3D OCT, si dhe aplikimin intravitreal të anti-VEGF, me rezultate të shkëlqyera postoperative.

Merr pjesë në programet edukative për kirurgët vitreoretinal në mbarë botën. Në periudhën prej muajit shtator të vitit 1996 deri në muajin maj të vitit 1997 ka punuar në Departamentin për retinë të Klinikës së Syrit dhe Veshit në Fakultetin e Mjekësisë të Harvardit në Boston, Masaçusets (Massachusetts Eye and Ear Infirmary) ku ka qenë i përfshirë në hulumtimin e mekanizmit të neovaskularizimit.

Ai është anëtar i Shoqatës të Oftalmologëve dhe Dhomës Mjekësore të Hungarisë, Akademisë Amerikane për Oftalmologji (AAO), Shoqatës Amerikane dhe Evropiane të Specialistëve Vitreoretinal (AVRS, EVRS), Shoqatës Evropiane për Retinë (EU retina) etj.

Ka qenë shef i Departamentit të oftalmologjisë në Spitalin Arsimor të Qarkut “Petz Aladar” në Gyor, Hungaria.
Punon si profesor i asociuar i oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Semmelweis në Budapest.

Është anëtar i ekipit të ekspertëve të Spitalit Sveti Vid në Beograd.

  • LETËRNJOFTIMI I Spitalit Special SVETI VID

    LETËRNJOFTIMI I Spitalit
    Special SVETI VID

    Spitali gjendet në zonën qendrore të Beogradit, në rrugën Dobračina nr. 27, afër Sheshit të Republikës dhe Teatrit Popullor.
    +381 (11) 328 37 37
    +381 (11) 328 33 87

    PËR SPITALIN...+

  • Milano 2013 - Statujën e Artë

    Milano 2013. Çmimi i parë në botë për operacionin e kataraktit binokular

    ÇMIMET...+

  • ÇMIMI I PARË NË BOTË PËR
    SPITALIN SVETI VID

    I ndarë në Kongresin Internacional të Oftalmologjisë Inovative për cilësinë e kirurgjisë dhe kontributin në zhvillimin e oftalmologjisë bashkëkohore

    ÇMIMET...+

  • Oftalmologjia e Fëmijëve

    Profesor i oftalmologjisë dhe drejtor i Klinikës Oftalmologjike për Fëmijë në Universitetin Masarikov në Bërno, Çeki

    Oftalmologjia e Fëmijëve...+

  • TREGIMET E PACIENTËVE

    TREGIMET E PACIENTËVE

    Ajo që është më e çmuar në punën me të cilën merremi janë pacientët tanë të kënaqur. Këto janë vetëm disa nga tregimet e shumta, dokumentet për kthesën vendimtare në jetë, të cilën këtyre njerëzve uasolli Spitali Special SVETI VID

    Video...+